Published On: 27 Tetor, 2016

Shala: Celulat e UÇK-së nëpër burgje, nuk e di se kë do ta prek më Gjykata Speciale (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala, dikur komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit  e cila pritet të mbahet sot për “Rastin Drenica” të jetë i pranishëm edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi sipas tij, shumë pjesëtarë të UÇK-së lidhen rreth tij.

“Thaçi patjetër duhet të jetë në këtë seancë. Të paktën t’i dëgjoj deputetët pasi që shumica e pjesëtarëve të UÇK-së lidhet rreth tij dhe ai duhet të dëgjojë se ku mbeten vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Shala në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Shala ndonëse ka thënë se është mirë të diskutohet për këtë rast, ai dyshon se seanca është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë. Vendimi i Apelit është një vendim i prerë. Edhe nëse çdo ditë mbajmë seanca nuk mund të ndikojmë në shfuqizimin e vendimit, kështu vetëm çka po e dëmtojmë procesin e drejtësisë dhe po i japim shancë Bashkësisë Ndërkombëtare të na akuzojë se po ndërhyjmë në drejtësi”, ka deklaruar Shala në “Kontakt”.

Ish komandanti në UÇK thotë se sot nëpër burgje janë celulat e UÇK-së dhe nuk e di më se kë do ta prek Gjykata Speciale, por sidoqoftë ajo sipas tij do ta bëjë punën e vet pasi që ne vet e kemi formuar./Tribuna/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...