Published On: 6 Maj, 2016

Shaban Syla: Fatmir leji tradhtitë! Kur të duash ti tregoj spiuntë që i ke pasur me vete, me emër e mbiemër

I dënuar në rastin “Bllaca II” nga burgu i ka shkruar një letër Fatmir Limajt. Në këtë letër ai e pyet Limajn se pse u takua me dëshmitarin bashkëpunues të UELEX’it, Nazim Bllaca.

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/zbulimi-trondites-nje-deputet-i-kuvendit-te-kosoves-e-mbyti-dino-asanajn-ne-spital/

 

Lexojeni të plotë letrën e tij:

Letër e hapur Fatmir Limajt
Shaban Syla (6 maj 2016)
Fatmir Limaj dhe disa komandantë që po heshtin sot, tregoni pse u takuat me Nazim Bllacën (Dragolubin e vogël). Tregojeni burrërinë, po ju lus vëllazërisht se unë do tua publikojë emrat

Fatmir bëhu burrë e trego që je takuar me Bllacën pas ardhjes nga Beogradi. Fatmir, trego a kam qenë dëshmitarë i Hagës ndonjëherë? Apo i rastit “Kleçka”? Kam dokumente dhe deklarata që i kam dhënë para hetuesit me emrin që quhej “Olleja”.

Fatmir, deri sot të kam quajtur komandant “Çeliku” e sot po të them Fatmir, sepse je vetëm Fatmir.

Fatmir, mua Shaban Sylës më janë ofruar 200 mijë marka nga vëllai i Hasan Dobrevës vetëm të bëhesha dëshmitar i juaji, por unë nuk u bëra- se nuk ishte e vërtetë. Fatmir, unë u shantazheve nga ky “Olleja”, polici hetues vetëm që të isha dëshmitar i yti.
Fatmir, trego më 9 maj kush e kishte zënë Grykën e Llapushnikut sepse të kam respektuar pa meritë, vetëm për hir të luftës së UCK’së.

Fatmir, pyete Topin (Haxhi Shalën) kush ishin shpallur njësitë më të mira në vitin 1999: një: ‘Arbëri’- njësiti special i “Brigadës 121”; nën dy, njësiti i Shaban Sylës- këto janë të shpallura nga Haxhi Shala. Jemi shpallur me direktivat e Shtabit të Përgjithshëm.
Fatmir, e di mirë se çfarë deklarate ka dhënë edhe Elmi Sopi rreth 9 majit të 98’ësh.

Fatmir, unë jam dënuar me 8 vite burg, por unë nuk kam qarë.

Fatmir, trego për Avni Sinanin se çfarë dëshmitari ishte ai në Hagë? Do të tregoj komandant ‘Qercizi’, do të tregoj tezaku i babait tim- Hajredin Bala.

E ti, Fatmir, takohesh me Bllacën fshehtazi?! Fatmir, të kam pritur gjatë- e prapë po të them për hirë të luftës së UÇK ‘së: I ke lexuar deklaratat e Fadil Qadrakut se ai ishte dëshmitar në rastin e Hagës, e ti kurrë nuk ke dalë që ti demantosh, o Fatmir.

Unë nuk frikësohem e as nuk bëhem dëshmitar i mbrojtur, por po të lus: Dil publikisht e fole të vërtetën se ti Fatmir më ke dobësuar shumë…. Fatmir, kur të duash ti tregoj spijutë që i ke pasur me vete, me emër e mbiemër.

Fatmir, mos pretendo me anë të tradhtisë ti marrësh meritat e të tjerëve- e këto tregoja gazetarit (Milaim Zekës).

Unë nuk kam qenë ushtar as i yti, as i Azem Sylës, as i Hasim Thaçit, as i Kadri Veselit- unë jam betuar para Sabit Gashit, Fatmir Humollit, Fahri Fazliut, Valon Muratit….
Fatmir, kurrë nuk do ti kisha thënë këto fjalë nëse nuk do të ishe takuar me Bllacën.
Po ju lus juve, komandantëve të zonës së “Dukagjinit”, eprorëve më të lartë, tregojeni burrërinë vetë e mos të flas unë se cka kërkoi ndihmë nga ju Bllaca.

Fatmir unë  e dij edhe bisedën që e ke bërë me Bllacën, kur të duash e publikoj, por bëhu burrë e trego vetë.

Nga i dënuari, veteran luftëtar, Shaban Syla- Fatmir, pas rrënjës së Grykës së Llapushnikut kush e zuri atë për së dyti? Këtë po ta dëshmoj: nën një ishte Abedin Bujupi, Feime Sopi, Faik Bujupi, Shaban Syla, Arsim Kastrati, Bekim Sopi, Fadil Gashi, Valdet Gashi, Driton Gashi   pastaj u krijuan skuadrat, batalionet, brigadat- e krejt këto ishin meritë e komandant “Gjatës”, Idriz Hysenit….

Fejtoni vazhdon nëse ti nuk i publikon të gjitha këto, dhe unë do ti publikoj të gjitha këto ty.

Limajn se pse u takua me dëshmitarin bashkëpunues të UELEX’it, Nazim Bllaca.

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/zbulimi-trondites-nje-deputet-i-kuvendit-te-kosoves-e-mbyti-dino-asanajn-ne-spital/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...