Published On: 15 Qershor, 2017

Sfarqa: Mungesa e Adem Salihajt ishte hendikep

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, tregoi arsyeje që kjo parti ka humbur primatin e liderit në komunën e Ferizajt. Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” u shpreh se mungesa e ish-deputetit Adem Salihaj në garë për deputet ishte hendikep për këtë parti.

Duke shtuar se Adem Salihajn nuk kanë mundur ta fusin si kandidat përshkak se sipas tij ka qenë lista e ngushtë e kandidatëve që është dashur të jenë nga komuna e Ferizajt.

“Mungesa e Adem Salihajt ishte hendikep për LDK-në në Ferizaj. Arsyeja që ky nuk ishte në listë është tek hapësira e vogël që kishin në listën zgjedhore nga komuna e Ferizajt. Koalicioni me AKR-në bëri që ta ngushtojmë këtë listë, përshkak se dy kandidatë nga Ferizaj është dashur t;ia japin kësaj partie” shtoi Sfarqa.

Ai më tej në këtë emision shtoi se qëllimet karrieriste të Kadri Veselit bënë që prishet qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa. Sfarqa foli edhe për presidentin aktual Hashim Thaçi, ku tha se votat e LDK-së e bënë atë president dhe vazhdon ta ushtrojë këtë funksion, përdallim nga Isa Mustafa i cili nuk arriti të jetë më kryeministër i vendit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...