Published On: 17 November, 2016

Serwer kritikon Vetëvendosjen: Duhet të transformoheni nga lëvizja në parti politike

Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, paralajmëron se Kosova nuk është aktualisht më prioritet në agjendën amerikane. Ai numëron problemet e Kosovës, duke vlerësuar se ky shtet i ri po vuan një moment të vështirë e të mësuarit për të jetuar me demokracinë

Ndërkaq, Server ka thënë se “Vetëvendosja” duhet të transformohet, të ndalojë të qenit një lëvizjeje siç e quan veten, të fillojë të bëhet një parti politike me ambicie serioze për të ardhur në pushtet.

Zëri: Si e shihni Kosovën me ardhjen e “Vetëvendosjes” në pushtet?

Serwer: “Vetëvendosja” duhet të transformohet, të ndalojë të qenit një lëvizjeje siç e quan veten, të fillojë të bëhet një parti politike me ambicie serioze për të ardhur në pushtet. Tani duket se nuk i ka këto ambicie, duke pasur parasysh hedhjen e gazit lotsjellës në Parlament. Në qoftë se do të ketë ambicie serioze për të ardhur në pushtet, në mënyrë të qartë do të ndëshkohet nga votuesit për atë që ata janë duke bërë tani. Unë nuk e shoh demarkacionin e kufirit të Malit të Zi si një çështje parësore të tyre. Por ajo çka realisht po kundërshtohet është pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, prandaj kjo pikëpamje po i vështirëson gjërat.

Unë do të preferoja më shumë që ata të fokusoheshin në çështjet e korrupsionit të cilat janë në disa aspekte më qenësore, më të rëndësishme dhe më revolucionare edhe sesa demarkacioni i kufirit. Por i takon pikërisht kosovarëve të merren me korrupsionin. I kam kaluar dhjetë vjet në Itali, atje janë ndërmarrë masa të ashpra antimafia, jo vetëm në Romë, por në të gjithë vendin. Përfundimisht këto masa energjike kanë qenë shumë të suksesshme kundër mafies me ndihmën e SHBA-së. Gjëja më e rëndësishme është guximi për ngritjen e padive nga prokurorët italianë që rrezikuan jetën e tyre në këtë luftë. Ju duhen prokurorë dhe gjykatës të guximshëm në Kosovë për ta luftuar këtë.

Gjithashtu për mendimin tim ju duhet ndërhyrja evropiane për të bërë dy gjëra për ju: një është për të ndihmuar me inteligjencën, të cilën unë mendoj se ata mund ta bëjnë, dhe tjetra është për të ndihmuar me mbrojtjen e dëshmitarëve sepse ju nuk mund të mbroni dëshmitarët brenda Kosovës, pasi Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Dhe ne i kemi ndihmuar italianët në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve. Por shikoni, korrupsioni është një problem në të gjithë Ballkanin, Kosova është në fundin më të keq të këtij spektri, por jo në mënyrë dramatike më e keq sesa vendet e tjera. Kosova ka nevojë të përmirësohet, ka nevojë për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Kur kam lexuar raportet se çfarë thonë kosovarët për korrupsionin, ata thonë se ka të bëjë me nepotizmin. Nepotizmi edhe është gjithashtu një lloj kërkese në Kosovë, ju pritni që të merrni kushërinjtë në punë, pra kërkohet një ndryshim rrënjësor në mentalitet. Kur ndërkombëtarët flasin për korrupsionin, ata flasin më shumë për korrupsionin thelbësor, abuzimin e pushtetit publik për përfitime personale./ZERI/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...