Maqedonia

Sërish porosi “Vdekje për shqiptarët” në Manastir (FOTO)

Nuk ka kaluar një javë nga demolimi i Shtëpisë së Alfabetit, në Manastir janë paraqitur pllakate tjera me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”, raporton Gazeta Lajm. Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u demolua Shtëpia Muze. Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjebe te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre demolimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike. Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *