Published On: 29 Nëntor, 2016

Sërish në Drenas takohen rastësisht Lladrovci e Pacolli (Foto)

Behgjet Pacolli sërish është ndeshur me kandidatin e PDK’së në Drenas, Ramiz Lladrovci, derisa ka qëndruar edhe sot në këtë komunë, për ta hapur fushatën zgjedhore të AKR’së.

Lladrovci dhe Pacolli janë takuar rastësisht në një restorant në Drenas, derisa kësaj here afërsia mes tyre shfaqet dukshëm, në fotografitë e siguruara nga Gazeta Express.

Të dy këta, edhe javën e kaluar ishin takuar rastësisht në Drenas, por zyrtarë të partisë së Pacollit pas këtij takimi kishin thënë se Lladrovci e pati përzënë kreun e AKR’së nga lokali ku ishin takuar.

Për këtë, kandidati i PDK’së për Drenas, derisa përshëndeti drejtuesit e AKR’së u tha se për situatën e krijuar, pas herës së kaluar, le tu mbetet në ndërgjegje atyre që e krijuan.

Edhe politikani dhe biznesmeni kosovar tha se situata e kaluar u keqkuptua nga bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe, gjatë takimit të sotëm Pacolli e Lladrovci u përshëndeten ngrohtësisht me njeri-tjetrin dhe u panë mjaftë të buzëqeshur.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që vjen nga AKR’ja, shkruan Gazeta Express.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...