Published On: 23 Tetor, 2016

Sërish çarje në koalicionin PS-LSI? Dëgjoni përgjigjen e Ramës

Koalicioni qeverisës PS- LSI në këto tri vite ka patur ulje ngritjet e veta, veçanërisht në raportet e dy liderëve përkatës, që kanë shënuar shpesh çarje të ashpra, teksa mediat kanë aluduar deri në prishje të koalicionit.

Por një kohë kur duket se ujërat u qetësuan disi, një lajm tjeter vjen nga Gjirokastra, ku Rama në vizitën e fundit Kryeministri duket se nuk është shoqëruar as nga kryetarja e bashkisë Zamira Rami, përfaqësuese e LSI-së dhe as nga deputeti Tavo. Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë neglizhencë apo impenjim, që ka çuar në këtë vendim përfaqësuesit e kësaj force, por në përgjigjen e tij, Rama i ka lënë hapur të gjitha diskutimet, kur është pyetur për raportet me LSI.

“Ne kemi punën tonë, LSI-­ja është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh, saqë jo vetëm ka vend për t’u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t’u rritur së bashku”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...