Published On: 3 Gusht, 2017

“Serbia po e ndërron strategjinë ndaj Kosovës”

Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se propozimet e fundit të zyrtarëve të Serbisë për zgjidhjen e konfliktit shekullor me Kosovën nuk janë të rastësishme.
Ai ka thënë se kjo tregon se Serbia ka ndryshuar strategji në raport me Kosovën.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka deklaruar se, pasi që Serbia dështoi ta mbajë në Kushtetutën e saj Kosovën, tani po përpiqet ta shtrijë ndikimin e vet në mënyra të tjera.

“Pasi nuk ndodhi ajo çfarë dëshiroi lidershipi politik serb, pak a shumë lidershipi i njëjtë po e ndërron strategjinë. Nga ‘orteku’ i paraqitjeve publike shihet se synimi i tyre tashti është arritja e asaj çfarë është e mundshme dhe reale. E mundshme dhe reale është që Serbia ta heqë ‘Kosovën dhe Metohinë’ nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, pra ta njohë në mënyrë implicite Kosovën de facto. Njëkohësisht nëpërmjet Listës Serbe dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe, ta kthejë ndikimin e vet funksional në Kosovë”, ka thënë Beqaj.
Ai ka vlerësuar se në strategjinë e re, Serbia llogarit edhe në lidershipin e Kosovës.

Njohësi i rrethanave politike ka treguar se “orteku” i propozimeve të zyrtarëve të lartë serbë për zgjidhjen e problemit të Kosovës po ndodh në situatë të degradimit maksimal të shtetit dhe pushtetit të Kosovës. “Së treti, kjo po ndodh në kohën e rënies serioze të rejtingut të BE-së sa për shkak të mungesës së unitetit në politikën e jashtme, aq edhe për shkak të dështimeve serioze në politikën e brendshme. Derisa është në rritje interesimi diskutabil për këtë regjion nga Rusia dhe Turqia”, ka thënë Beqaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...