Published On: 29 Maj, 2017

Serbia në prag të fushatës parazgjedhore, promovon figura politike në Kosovë “aktakuzat e Serbisë, deri te heronjtë e Kosovës”!!!

Për çdo ditë jami dëshmitar të një situate e cila ngërthen në vete, gjëra që na bëjnë me dyshue se, kohëve të fundit ka disa lëvizje politike, ka disa opsione të çuditshme, por edhe të papritshme në skenën politike të Kosovës. Ne e përjetuam mocionin e mosbesimit, i kemi zgjedhjet e parakohshme, e kemi Listën Sërbe të dakorduar me PDK, AAK e Nisma, të cilët kohëve të fundit janë bërë faktor, të ndëgjueshëm, sidomos atëherë kur është puna që të veprohet dhe të bëhet diçka kundër LDK-së, një parti politike e themeluar nga Dr. Ibraim Rugova. Rikthimi i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, vazaliteti i tyre ndaj PDK, AAK-së, por edhe i Nismes, shtron disa dilema për të cilat po bëjmë përpjekje të japim mendimet tona. Ramush Haradinaj u ndalua në Francë, me aktakuzë të ngritur nga Sërbija, u lirue, u bë mirë, që ju kthye familjes, por edhe jetës politike në Republikën e Kosovës. Pas kthimit dihet këtë radhë nuk e pati tepihun e kuq, por e pati tepihun e zi, sidomos të përgatitur prapë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Kur jemi te mocioni i mosbesimit në Parlamentin e Kosovës, e kemi një situatë, e cila kërkon një kthjellim, meqë është e kamufluar por edhe e nxjerrë nga binarët e normalës. Për çudi Lista Serbe, e cila dihet është e Vuçiqit, nuk bënë asnjë hap në Kosovë pa e marrë pëlqimin nga patroni i tij, u dakordua, e votoi Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Këtu e kemi një problem, në njërën anë Serbia e kërkon Ramushin për krime lufte kundër civilëve, e në anën tjetër, e favorizon dhe i jep impuls pozitiv, por ta themi më troç e promovon për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit. Dihet kur Serbia kërkon nga Brukseli se nuk pajtohet me Ramushin kryeministër, këtu kemi të bëjmë me favore që i bëhen Ramushit pikërisht nga Serbia. Në mentalitetin ballkanik e sidomos në atë kosovar, i bie se nëse Serbia e lavdëron dikë, në Kosovën tonë kanë me shpall tradhtar dhe me akuzue për bashkëpunëtor të Serbisë, por, nëse dikend Serbia e shpall të kërkuar për krime kundër popullatës serbe, në një fushatë paraelektorale, atëherë kemi të bëjmë me një përkrahje tërthorazi, përpjekje për ta ngritur personalitetn e personit që e akuzon, se kështu e ha pazari kosovar, dhe se gjithmonë në këtë formë Serbia ka bërë lojëra të ndyta, edhe kur dihet se Serbia ka për qëllim që në udhëhqjen e Kosovës të ketë njerëz të perfolur, për krime e për korrupsion, prandaj kështu do ta ketë më të lehtë ta diskreditoj Kosovën para faktorit ndërkombëtar. Hashim Thaçi tani president i Kosovës, saherë që ka dashtë ja ka arritur të luaj me Listën Serbe, për çudi, në rastin konkret të Marrveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk e bëri këtë, as që bëri perpjekje për ta bind Listën Serbe. Tani shtrohet pytja, përse nuk e bëri këtë, dihet se, qëllimi i Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk ishte, kalimi i Demarkacionit me Malin e Zi, sepse po ta bënin këtë punë, atëherë Qeveria e drejtur nga Isa Mustafa do të fitonte imazh krejtësisht tjeter në popull, dihet mirëfilli se do të liberalizoheshin vizat, andaj Kadriu e Hashmi luanin me kartën e zgjedhjeve të parakohëshme, ku edhe e bënë këtë punë. Tani mua më shqetëson një fakt, po perflitet me të madhe, se Projekti Rus në Ballkan është koxha i fuqishëm, ka filluar kaher të marrë shtat në këtë pjesë, dihet për interesa strategjike të tyre. Kohëve të fundit Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë filluar të jenë tepër kritik, me BE-në, meqë Kosovës i paskan vënë kushte shtesë, për Liberalizimin e vizave me çka, vende të tjera nuk i kanë pasë. Tupani ka filluar të bie, zyrtarët e BE-së, e deklaruan botërisht, se ky kusht është me propozimin dhe dakordimin e Hashim Thaçit. Sikur më është krijuar përshtypja se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramushi e Lima, e komplet shtabi i milionerëve duan të gjejnë burime e kanale të tjera, me pretekst të shpëtimit të vetëvetes para Gjykatës Speciale. Vazaliteti i Listës Serbe, ndaj Vuçiqit, por edhe ndaj Kadrisë e ndaj Hashimit sikur e kanë hutue opinionin, i cili me të vërtet po kërkon të dijë më shumë, se çfarë në të vërtetë po ndodhë. Kjo dukuri tepër shqetësuese në shoqërinë tonë, është bërë akoma më aktuale me koalicionin e natës në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës. Në opinion po qarkullojn zëra se duan që ta shantazhojn Brukselin e Amerikën, dihet qëllimi është i perbashkët i këtyre tri partive, rikthimi i Ligjit mbi Gjykatën Speciale, por edhe anulimi i tij në Kuvend.

Ajet Avdyli

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...