Published On: 24 Tetor, 2016

SERBËT DRENICËN E SHOHIN NDRYSHE

Historia e Drenicës duhet shikuar thjeshtë dhe pa pezëm, lirshëm e syhapur, të vetëdijshëm dhe jo të mashtruar, këmbëngulës e jo të luhatur. Nëse ne mendojmë ta mbrojmë identitetin tonë me osmanizëm e me kosovarizëm, ne vetëm ia rëndojmë t`ardhmen  vetit dhe e humbasim të kaluarën tonë në prehrin e serbit dhe historiografisë së tyre gllabëruese. Unë nuk dua që të jemi  ushqim, mish dhe  ujë për një spekulim qindra vjeçar të serbëve.
Është e rëndë kur e mendon se sa libra e studime janë të bërë  vetëm  në njëqind vjetët e fundit për Drenicën “serbe” , Drenicën e “albanizuar “ dhe Drenicën kurrë shqiptare. Pa zemërim të lexuesve kudo që janë historia nuk mbrohet më as me këngë e çifteli , as me “vaze të hoxhëve “ e as as me “ burrëri “ të odave .  Serbët kanë shkruar , shkruajnë sot dhe do të shkruajnë edhe në të ardhmen se Drenica  “është “ serbe. Nëse ne heshtim dhe referohemi vetëm nga koha osmane , atëherë e patëm si Drenicë e edhe si komb. Qëllimi i shkrimeve të mia nuk është që  drenicasit të ndërrojnë fe; këtë askush nga ne që e duam një themel të qartë historik nuk kërkon , por e duam  vetëm një syçeltësi karshi të ardhmes shqiptare të Kosovës.

Në duar e kam një libër që gati është djegur nga shqiptarët nga mosdija dhe mosdeshira e njohjes së mendimit të armikut për ne. Libri quhet “ Drenica, Athosi i dytë serb “ ( Drenica druga srpska Sveta  Gora ) . “Drenica “ është një studim 3-4 vjeçar i Tatomir  Vukanoviq ( 1934- 1937) dhe i ribotuar në Prishtinë në vitin millosheviqian 1998 . Në disa vazhdime kohë pas  kohe do të ju përshkruaj se me çka është “argëtuar “  Tatomir Vukanoviçi për ato vite në Kosovë: njohja në detaje e një krahineje shqiptare me qëllim të serbizimit të saj.

“Poarbanasheni  srpski toponimi sa tragovima crkvenog naziva ( f.36,37,38 )”  Në këtë kapitull tentohet që emrat e vjetër shqiptar të kishave të Drenicës të përshkruhen si  emra serb por si thonë ata “të albanizuar  “ gjatë kohës së turkut . Qëllimi final i tij  dhe i tërë demagogjisë serbe është të thuhet me shkrim se serbët janë autokton në Kosovë dhe ne shqiptarët ,në këtë rast drenicakët kemi  ardhur shumë vonë . Jo !
Nuk e di se sot a janë ende ato gjurmë  që i përshkruan specialisti  serb i falsifikimit , por unë po i përshkruaj si të tilla . Autori e thotë këtë:”Toponimet me gjurmët e emërtimeve te kishave, te cilat Arbanashët ne Drenicë i përkthejnë ne gjuhen arbanashe ( shqipe , pra ) me fjalën “kisha”, “dhe këto paraqesin një shënim te kulteve kishtare te serbeve ne këto anë te Drenicës si trashëgimi e lashte serbe, ne kuptimin etik, ekonomik, kulturor ne kuadrin e shteteve dhe vendeve serbe mesjetare.”
Pra  çdo gjë serbe dhe e alabanizuar.
drenica-png
Baks- në fshatin Baks eshte toponimi “kisha”
Banica- në ketë fshat janë toponimet: ara te kishës dhe drota e kishës .
Beqiq- ne fshatin Beqiq  janë toponimet: ara te kishës dhe livadhe te kishës
Vasilevo- toponimet : kisha , lugu i kishës, ara e kishës
Verbovat- edhe ne ketë fshat jane toponimet: Kisha, kroi i kishës dhe arat e kishës
Gradica – toponimet: kisha, arat e kishës
Obri e Eperme – ne ketë fshat janë: kisha dhe arat e kishës
Në fshatrat  Divlak, Dobroshevce , Donje Obrinje, Donje Prekaze, Donje Obilic, Donji Stermac, Dubovce,Duga, Klladernica, Komorane, Krajkovo, Krasaliq, Kuqica, Llausha, Likoshane, Nekovce, Odhqarevo, Petrashnica, Plluzhina, Poljance,Prellovce, Sedllare, Stankovce, Terdevce,  Terstenik,Turiqevc,Tushilje, Qubrel, Shtutica : në të gjitha këto fshatra  autori serb i ka gjetur toponimet: kisha, lugu i kishës, kroi kishës, arat e kishës, llaze te kishës, livadhe te kishës, lugu i kishës.

E shihni , për serbët si të përmendet kisha e lidhin me trashëgiminë e tyre dhe me qëllim e  “harrojnë “ se ata janë pas nesh ;  ne jemi vendor dhe ata janë ardhacak  , të ardhur shumë vonë  si popull turk nga Irani pas shek. 6-të.
Shqiptarët e Drenicës , vendoret pra duhet që me kujdesin më të madh të bëjnë kujdes në toponimet tona të cilat janë shumë më të hershme se sa pushtimi turk
Pra Drenica nuk është as serbe e as turke por me rrënjë shqiptare që e vërtojnë edhe toponimet.

Fahri Xharra,
24,10.16  Gjakovë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...