Published On: 31 Janar, 2016

Sëmundja e migrenës, ja shkaktarët!

Të gjithë ata që vuajnë nga migrena shpesh këshillohen që të evitojnë kosumimin e çokollatës dhe djathit, pasi konsiderohen si shkaktar të saj. Por një studim i fundit, i realizuar nga National Headache Foundation në SHBA, tregon se jo vetëm që këto ushqime nuk janë shkaktarë të migrenës, por në të shumtën e rasteve ndihmojnë në largimin e saj.

Mjekët vëshguan për 3 muaj 150 persona që vuanin nga kjo dhimbje e fortë koke dhe vunë re se, çokollata për shembull, ishte përgjegjëse për shkaktimin e migrenës vetëm në 10 pacientë. Nga ana tjetër, u zbulua se çokollata lidhej me uljen e rrezikut të arrestit kardiak, për 14 persona që vuanin nga migrena.

Kafeina u shkaktoi migrenë 3 personave, por ia parandaloi 32 të tjerëve.

Një tjetër shkaktar i njohur botërisht, tiramina, që gjenden në disa lloje djathi, u shkaktoi dhimbje koke 13 personave dhe ia parandaloi 14 të tjerëve.

Studimi nxorri në pah se qepa ka më shumë gjasa që të shkaktojë migrenë.

Për realizimin e këtij studimi u përdor “Curelator Headache”, një pajisje dixhitale që ndihmon personat që vujnë nga migrena për të identifikuar shkaktarët e kësaj dhimbjeje, ashtu sikurse dhe faktorët që i mbrojnë, në mënyrë që ta mbajnë atë nën kontroll.

Sipas Dr. Seymour Diamond, këto rezultate nxjerrin në pah diferencën e madhe mes individëve që vuajnë nga migrena dhe “natyrën e thellë personale të sëmundjes së tyre”.

Sipas tij, sistemi imunitar që është një mbrojtës nga migrena, ndonjëherë stimulohet mjaftueshëm nga një faktor, siç mund të jetë çokollata, duke e kthyer edhe këtë të fundit në mbrojtës ndaj migrenës.

Në pjesën më të madhe të rasteve, migrena shkaktohet nga një kombinim faktorësh, disa prej të cilëve shumë pak të njohur nga ekspertët, shkruan tv klan. Në këtë pikë, faktorë të cilët janë shkaktarë të migrenës tek disa njerëz, kanë efekt të kundërt tek disa të tjerë.

Për shembull, disa njerëz kanë migrenë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerë jo dhe dhimbja e kokës i fillon menjëherë pasi i ka ikur stresi.

Përveçse një dhimje e fortë koke, migrena mund të shkaktojë edhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, probleme me shikimin, marrje mendsh e të vjella.

Në disa raste pacientët kanë probleme me të folurit dhe me dëgjimin, mund të bëhen konfuzë dhe të kenë mpirje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni është trefish më i zakonshëm tek ata që vuajnë nga migrena apo nga dhimbje të forta koke, sesa tek njerëzit e shëndetshëm.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se, migrena përkeqësohet tek femrat që afrohen në menopauzë, për shkak të ndryshimit të hormoneve, duke shkaktuar dhimbje të vazhdueshme të kokës.

TweetShareEmailLinkedin 
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...