Published On: 15 Qershor, 2017

Selmans Network vë në funksion fabrikën e përpunimit të frutave të thata në Kosovë dhe rajon

  • Kompania Selmans Network gjatë ditës së sotme ka organizuar ceremoninë e inaugurimit të fabrikës së përpunimit të lajthive dhe arrave Ko’Nuts.

Ko’Nuts është fabrika e parë e këtij lloji jo vetëm në Kosovë mirëpo edhe në regjion. Kjo është meritë e madhe e ekipit jashtëzakonisht inovativ e analitik të kompanisë Selmans Network, të cilët kanë identifikuar nevojat dhe kërkesat e tregut në Kosovë e rajon si dhe potencialin për zhvillim e këtij sektori në Kosovë. Ne besojmë që përpos efektit në zhvillimin e ekonomik, prodhimit, nxitjes dhe kultivimit të lajthive dhe arrave, punësimit afatgjatë dhe sezonal që do ta ketë në Kosovë, fabrika Ko’Nuts Kosovën do ta identifikojë në regjion dhe më gjerë me këtë kompani duke qenë e para e këtij lloji.


Bashkëthemeluesi i fabrikës Ko’Nuts, Betim Selmanaj, tha se kjo është fabrika e parë e përpunimit të lajthive dhe arrave në Kosovë dhe rajon. Ai tha se qëllimi ynë si kompani është që të zgjerojmë aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave. Selmanaj tha se duke e pas parasysh që në këtë kompani janë investuar rreth 300 mijë euro, parashikojmë shtim të hyrave pas një viti si dhe krijim të vendeve të reja të punës. Gjithashtu ai theksojë se njëri nga qëllimet afatgjate të nxisë kultivimin e lajthive dhe arrave në Kosovë, ulë importin e këtyre frutave në tregun vendor duke i zëvendësuar ato me produkte vendore dhe të fillojë eksportimin në tregjet regjionale dhe më gjerë të produkteve të fabrikës Ko’Nuts.


Ndërsa, z. Stefan Butcher, nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se është shumë i nderuar që merr pjesë në inaugurimin e fabrikës për përpunimin e arrave dhe të lajthive. Po ashtu, ai tha se kjo kompani e jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat.

Menaxherja e projektit në PPSE, Sigrid Meijer, tha se qëllimi i tyre që kanë mbështetur themelimin e kësaj kompanie është që të krijojnë vende të reja të punës.

Projekti i themelimit të fabrikës Ko’Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...