Published On: 17 Maj, 2017

Selimi kërcënon VV-në me largim, nëse bën marrëveshje me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me zyrtarët e lartë të partisë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e një bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjegjësisht me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Siç merr vesh Koha.net, në këtë takim të gjithë të pranishmit kanë qenë parimisht pro një bashkëpunimi të këtillë.

I vetmi që ka dalë kundër këtij bashkëpunimi, është ish-deputeti Rexhep Selimi, i cili, sipas burimit, “po e bllokon marrëveshjen”.

Burime tregojnë se ish-deputeti i VV’së, Rexhep Selimi ka kërcënuar me largim nga kjo parti në rast se arrihet ndonjë marrëveshje për shkrirje në listen e LDK’së, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi një konferencë për media në orën 15:00, të cilën më pas e shtynë për në orën 16:00.

Ndërkaq, Vetëvendosje përfundimisht e ka anuluar konferencën për media. Arsyet e anulimit, sipas KTV-së, u tha të jetë për arsye të zhvillimeve politike të fundit.

Partia ka paralajmëruar se mund të ketë konferencë më vonë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...