Published On: 27 Tetor, 2016

Selimi: Deputetët që e votuan Gjykatën Speciale, sot dalin me ‘lot krokodili’

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se deputetët që kanë votuar Gjykatën Speciale sot dalin e bëhen kinse po i mbrojnë vlerat e luftës.

Ai tha se këta deputetë që kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të flasin për vlerat dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së, pasi vet ata kanë mbjellë ‘farën’ për t’i dënuar luftëtarët.

“Vetë ua keni ndërtuar burgun, vetë e keni votuar Gjykatën Speciale”, tha Selimi.

 “Cilat vlerat e luftës i mbrojnë ata deputetë që me veprimet e tyre i shkelin dhe i dënojnë vlerat e luftës”, tha ai, duke kritikuar këta deputetë, të cilët kanë votuar Gjykatën Speciale etj.

“Vetë keni votuar Gjykatën Speciale, EULEX-in, e sot keni lot krokodili”, tha Selimi. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...