Published On: 26 Maj, 2017

Sela: Po të kisha vdekur unë do të niste lufta në Maqedoni (VIDEO)

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në intervistën dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, të gazetares Jeta Xharra, ka theksuar se nëse ai do ishte vrarë natën e përgjakshme në Parlament më 27 prill nga kriminelët maqedonas, në Maqedoni do të kishte nisur lufta, përcjell TetovaSot.

“I pashë sulmuesit tek vinin në drejtimin tim dhe unë thjeshtë fillova të shkoj në drejtimin e tyre sepse e pashë që kanë ardhur për mua dhe në këtë mënyrë do t’i mbroja të tjerët. Unë mora vendimin për të mos ikur. Unë jam doktor me profesion gjithsesi dhe të jesh në front në kësi lloj situatash është ajo ç’farë pritet”, tha Sela.

Ai tha se poqëse do të ishte vrarë atë natë në dhunën e përgjakshme në Kuvend, do të kishte nisur lufta në Maqedoni.

“Nuk kanë pasur mundësi shumë njerëz që të më ndihmojnë në natën e 27 prilli. Unë e dijë që kam pasur shumë miq që kanë dashur të më ndihmojnë por nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në Parlamament. Ka pasur shumë shqiptarë rreth e rrotull Parlamentit. Nëse unë do të humbija jetën, të jeni të sigurtë se sot në Maqedoni do të kishte luftë. Kanë qenë me qindra djem të rij dhe qëllimi ka qenë që unë të humb jetën dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme që partia që ishtë në pushtet të realizojë qëllimet e veta politike.” tha Sela./TetovaSot/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...