Published On: 16 Qershor, 2017

Seks përmes kamerave online në Tiranë, prangosen 5 prostituta dhe tutorja e tyre

Gjashtë femra kanë rënë në pranga dhe tre të tjera po hetohen në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit “Chat Line 2”.

Më datë 15.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:
1.L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2.J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3.E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4.K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5.I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6.E. A., 22 vjeçe (Neni 113)
Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:
1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2.E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3.K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...