Published On: 28 Tetor, 2016
Bota |

Seks dhe pushtet, skandalet e politikanëve dhe femrat që i tunduan

 

Faktet kanë treguar, që njerëzit publike dhe me pushtet, përgjithësisht përfshihen në raporte seksuale me vartës të tyre apo persona që i lidhin raportet e punës, e që ndonjëherë para se të bëhen zotër të pushtetet seksual, bien pre e tij.

I tillë ishte edhe rasti i politikanit britanik John Profumo, i cili në vitin 1963 u tundua fort dhe u përfshi në një aferë seksuale me Christine Keeler, që në fakt supozohej se ishte spiune e rusëve. Lidhur me këtë fakt ai u detyrua të gënjejë teksa u pyet në dhomën e ulët Britanike, gjë që çoi në dorheqjen e tij dhe dëmtim në imazhin e qeverisë pjesë e së cilës ishte.

 

profumo

Monika Levinsky, nuk është i vetmi skandal seksual në jetën e ish-presidentit amerikan Klinton. Në vitin 1998, aktorja dhe modelja Gennifer Flowers u vu në qendër të mediave pas deklarimit të një lidhjeje të gjatë që ajo kishte me presidentin.

klinton

Në momentin që Klinton e mohoi këtë fakt, ajo mbajti një konferencë për shtyp, në të cilin paraqiti regjistrimet sekrete që kishte bërë nga telefonatat me te. Regjistrimet u shtiën tek “Star”, por nuk u provua kurrë nëse zëri ishte i presidentit. Në vitin 1998, teksa mohoi akuzat seksuale të Kathleen Willey, Klinton pranoi të kishte pasur një aferë me Flowers.

 

eduina

Edhe femrat e rëndësishme duket se nuk I kanë rezistuar dot tundimit. I tillë është rasti i deputetes britanike Edwina Currie, e cila u përfol për një aferë me Kryeministrin John Major, në kohën që të dy kanë qenë në qeverinë e Margaret Thatcher.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...