Published On: 16 Qershor, 2017

Sekretari i AKR-së: Nuk kemi asnjë takim me PAN-in, nuk do të bëjmë koalicion

Sekretati organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin se kjo parti ka negociuar me PAN-in për një përfshirje të mundshme në qeverisje.

Pacolli ka thënë se asnjë negociatë dhe asnjë takim nuk është zhvilluar me asnjë nga përfaqësuesit e PAN-it, madje ai ka mohuar edhe se mund të ketë negociata për një koalicion të mundshëm.

“Qëndrimi i AKR-së është i ditur tashmë, nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe nuk do të negociojmë. Për këtë jemi deklaruar edhe më herët. Shkrimet në media janë tërësisht spekulime dhe të pavërteta”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, AKR është në koalicion me LDK-në dhe pritet t’i ketë të paktën 5 deputetë në parlament. /lajmi.net/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...