Published On: 8 Gusht, 2017

Sejdiu për ofertën e PAN-it: A po don edhe në deti me të çu?

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se vendimi i Kushtetueses që kryeparlamentari t’i takojë fituesit të zgjedhjeve, nuk ishte vendimi i duhur.

“Çështja e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit besoj se ishte vendim i padrejtë dhe i pabazuar në demokraci dhënë nga Gjykata Kushtetuese që të marrë kryeparlamentarin ai që fiton zgjedhjet”.

“Që nga fillimi, kam kritikuar që nuk duhej të merrej aktgjykimi në atë formë, tash duhet ta respektojmë atë vendim”.

Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “topi mbetet te koalicioni PAN”, dhe ata duhet të tregohen të përgjegjshëm.

“Atë ditë është parë që dy orë ka pasur mungesë të një numri të madh të deputetëve, të trajtohen të gjithë në atë mënyrë është tregim i mosrespektit ndaj tyre dhe një njollë e zezë për Kosovën, që vazhdimisht thotë se është shtet derisa nuk respekton as institucionet e veta”.

Sipas tij, PAN duhet ta konsiderojë largimin e Kadri Veselit nga kandidatura për postin e kreut të Kuvendit.

“Topin e ka koalicioni PAN, dhe nëse do të vepronin në mënyrë të përgjegjshme, ata mund ta vendosin Veselin si kandidat, nëse nuk i kanë votat, duhet të kandidojnë një kandidat tjetër”.

“Nuk është puna e tërheqjes por është puna a ka mbështetje në Kuvend. Nëse shumica nuk po e do një person ta udhëheqë Kuvendin, nuk mund të detyrohen”.

Ai ka folur edhe për ofertën e koalicionit PAN, që do të ndryshonin Kadri Veselin si emër të mundshëm për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër.

“Nuk ishte ofertë serioze, unë besoj që ajo është si thotë fjalia “a po don edhe në deti me të çu”, me ta zgjedh kryeparlamentarin ashtu si edhe Qeverinë, kur nuk i ke numrat”.

“Në seancën e kaluar u vonuan se nuk patën mbështetje, kur u hodh në votë shtyrja e votimit për 2 orë, u pa qartë që nuk e kanë mbështetjen, as në atë votim më të thjeshtë”.

“Nëse premtimet për vota janë të njëjta si ato paraprake, nuk e di në çka janë të bazuara”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...