Published On: 8 Nëntor, 2016

Seferina Serani kujton çmimin e madh të fituar në Greqi

seferina

Një karrierë e përkushtuar për njerëzimin dhe sukses ishte kur vetëm emri i saj rreshtohej me figura të mëdha të historisë greke, sepse vetëm punimet e saj u gjetën aq interesante prej grekëve dhe që të mos fusnin shumë emra të ndryshëm fotografësh nga të gjitha këto vende, zgjodhën dhe vendosën që vetëm Seferina Serani të ishte përfaqësuesja e të gjitha komuniteteve në Greqi!

Ajo sot e kujton kështu këtë ngjarje: “Si sot, 10 vjet më parë, në ekspozitën fotografike “Athina të shekullit XX, ndryshimet e mëdha” mora “përgjegjësinë” për të përfaqësuar, te gjitha komunitetet migratore ne Greqi me 250 veprat e mia artistike, përmbledhur krejt jetën e tyre në shtetin helen në atë ekspozitë gjigante që përmblidhte një shekull të tërë ku punimet e mia, përmblidhnin, dhjetëvjeçarin e fundit, të mbylljes së shekullit të XX, pra, 1991 – 2000, dhe objektivi i aparatit tim, nuk kishte injoruar kurrë  komunitetet e gjithë botës, që emigronin në Greqi, ku janë rreth 35 komunitete.

Në atë ekspozitë unë shqiptarja kam qenë i vetmi person “i huaj” fotografe dhe kam pasur nderin, që emri im të radhitet mes emrash grekë, fotografë artistë që me punën e tyre përshkruan historinë e vendit të tyre si: Manolis Glezos, Mihalis Kakogyannis (Regjisor i filmit të lauruar me Oscar, “Zorba the greek”), Yannis Bechrakis Drejtor i Përgjitheshëm i Agjencisë Thomson Reuters në Greqi, … etj .”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...