Published On: 2 Gusht, 2017

“S’donim ta vrisnim, por ai na ofendonte”/ Rrëfehen të arrestuarit për vrasjen e Marvi Mihalit

Policia ka marrë në pyetje 4 të rinjtë, të cilët u arrestuan të martën për vrasjen Marvi Mihalit.

 

Sipas deklarimeve të bëra përpara hetuesve, ata janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22 – vjeçarin. Mësohet se fillimisht viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.

Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24 – vjeçari Eugen Bitraj e ka qëlluar me thikë në zemër. Si pasojë Marvi Mihali ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi i është dëmtuar aorta.

4 të rinjtë priten të dalin të enjten para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se prokuroria do të kërkojë masën e sigruise arrest me burg për Eugen Bitrajn, Dejvi Bitrajn, si dhe Kridens e Marsel Allën.

Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, e cila dyshohet se është hedhur nga autori në lumin e Lanës, gjatë largimit nga vendi i krimit./TvKlan

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...