Published On: 9 Nëntor, 2016

Schwendiman sjell mesazhe ‘bombastike’

Edhe pse nuk u precizua saktësisht se kur pritet të shpallet akuza e parë për “Krime lufte”, prokurori David Schwendiman, sipas njohësve të drejtësisë, ka sjellë në Prishtinë mesazhin përgatitor. Ai ka njoftuar lidershipin se duhet të jenë gati për aktakuzat e para në fillim të 2017-ës. Arrestimet, sipas ekspertëve, pritet ta tronditin skenën politike vendore

Akuzat e para për “Krime lufte” ndaj ish guerilëve të UÇK-së, pritet të tronditnin skenën politike kosovare në fillim të vitit 2017-të, shkruan “Zëri”.

Ndërsa, prokurori special, David Schwendiman gjatë qëndrimit në Prishtinë, sipas njohësve të drejtësisë, ka sjellë mesazhe të qarta për  lidershipin kosovar, se Gjykata Speciale po konkretizohet dhe Kosova duhet të jetë e gatshme për bashkëpunim.

 Madje, ai ka qenë i qartë se asnjë politikan apo komandant nuk do të jenë imun ndaj Gjykatës Speciale. Përkundrazi, funksionet politike do të bëhen joekzistuese kur të finalizohet kjo Gjykatë. Vetë Schwendiman pohoi se shumë shpejt do të nisin procedurat lidhur me këtë çështje. Sipas tij, i tërë procesi do të jetë objektiv dhe nuk do të ketë drejtësi selektive.

Sipas njohësve të drejtësisë, arrestimi i mundshëm i politikanëve të caktuar, do të ketë ndikim të madh në skenën politike. /Zëri/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...