Published On: 7 Gusht, 2016

Sarandë, gjendet i pajetë trupi i një norvegjezeje në hotel

Mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 9:35, në një hotel të Sarandës është gjetur trupi i pajetë i një shtetaseje të huaj.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe e kanë identifikuar viktimën me inicialet B.F., 57 vjeç, nga Norvegjia.

Nga sa bëhet e ditur nga policia, paraprakisht dyshohet për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Shtetësja norvegjeze ka qenë duke pushuar në Sarandë së bashku me familjen e saj.

Ndërkaq, policia po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje./TCH

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...