Published On: 25 Prill, 2017

Samsung tashmë është duke punuar për Galaxy S9

  • Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus posa janë paraqitur në treg, ndërsa kompania tashmë është duke punuar në pasardhësin e tyre.

Siç është raportuar nga “The Investitor”, Samsung dhe Qualcomm kanë filluar punën për një çip të ri që do të përdoret për Galaxy S9, smartfoni i planifikuar për vitin e ardhshëm. Çipi i ri që do të zëvendësojë atë aktual, Snapdragon 835, dhe do të quhet Snapdragon 845.

Pritet që çipi i ri do të bazohet në procesin 10-nanometra të Snapdragon 835 dhe do të sigurojë performancë më të mirë si dhe përdorimin më efikas të energjisë.

Procesorët e serisa A në Apple janë ende superiore ndaj Samsung, kur është fjala për punën, por Snapdragon 845 mund t’a ndryshojë këtë. Për dizajnin e perlës së ardhme, megjithatë, nuk dihet asgjë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...