Debate Lajmi Kryesor 3 Lajmi Levizes

Sami Lushtaku dëshmon për akuzën e shpifur ndaj Gani Gecit nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së (Video)

  • Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në emisionin Komiteti, ka folur për miqësinë e tij me ish-zyrtarin e Lidhjes Demokratike, Gani Geci, viteve të ’90-ta dhe për mosmarrëveshjet më tutje me të.

Lushtaku ka treguar se me Gecin i ka lidhur fakti që të dy vijnë nga Skenderaj, dhe në këtë qytet, siç thotë kryetari i tij, janë njohur të gjithë mes vete.

Ai ka bërë të ditur se me ish-zyrtarin e LDK-së kishin qenë miq gjatë kohës kishin marrë pjesë në aktiviteteve kundër forcave serbe, ndërsa siç thotë Lushtaku, atë kurrë nuk e ka penguar se ai dhe miku i tij, pra Gani Geci, nuk kishin bindje të njëjta politike.

Lushtaku ka treguar një rast kur ai kishte mbrojtur Gecin nga Shtabi i Përgjithshëm, të cilët e kishin akuzuar atë se po i printe forcave serbe, i maskuar, në kohën që Gani Geci kishte qenë në shtëpinë e Lushtakut. “Jo absolutisht akuzat ishin të pavërteta”, tha Lushtaku.

Ndërsa, për raportet jo të mira me të dhe për mosmarrëveshjet me Gecin, kryetari i Skenderajt fajëson vëllëzrit e ish-zyrtarit të LDK-së.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *