Uncategorized

Sali, të erdha vetëm…

Arif Molliqi

Dhe, kur erdha të thirra; ku je O Komandant!
Ti u qeshe. U qeshe me atë qeshjen tënde karakteristike plot ironi.
“Mos me thirr komandant, me the. Ja nxorët bojën fjalës komandant. Ne luftuam për Kosovën e, jo për grada….”

Të erdha vetëm Sali….!
Nuk desha të vija më ata që kur vijnë këtu, para gjithë Juve që dhatë jetën për Atdhe, fillojnë të vajtojnë duke ju rrejte Ju dhe ne! Ata që në emër të gjakut të juaj sot janë bërë matrapaz dhe milioner!…

Me fal Sali!
Të erdha vetëm dhe nuk qava para Jush…Se me erdhi turp të qaj kur e dini se lotët e ne të gjallëve për Ju, janë lot mashtrimi…
Edhe “komandantet” e pasluftës po gënjejnë, O Sali!
E di, e ke vështirë të më besosh, por jo vetëm Ju, por edhe neve na mashtruan….!

Rri i qetë, O Sali, Agim, Xhemail dhe Ju të gjithë që dhatë gjakun për Atdhe…
Rrini të qetë që sëpaku nuk i dëgjoni se si të “gjallët” po rrejnë në emër të Juaj…!

Image may contain: 1 person, sitting, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, sky and outdoor

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *