Published On: 12 Gusht, 2017

Sali Berisha në zi, humbi mbretëreshën e shtëpisë

Dita e djeshme është mbyllur në mënyrë tragjike për ish kryeministrin e vendit Sali Berisha pasi pak orë më parë ai ka marësuar lajmin e ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajrie Ram Osmani.

Hajria ishte motra e vetme e Sali Berishës, i cili më herët kishte humbur dhe vëllain e tij të madh, Selimin. Ajo banonte në kodër Kamëz pranë famlijes së saj, sakaq nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Hajrie Osmanit.

Mes motrës dhe Sali Berishës është përfolur për një lidhje të ngushtë për shkak se kishte qenë ajo që ishte kujdesur gjatë rritjes së të vëllait të saj. Në të paktat prononcime për mediat ajo kishte shprehur gjithmonë një ndjeshmëri dhe lidhje të fortë me vëllain duke treguar kështu lidhjen speciale që ekzistonte mes saj dhe Saliut.

UNË JAM KRENARE QË JAM MOTRA E SALI BERISHËS…

“Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë. Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan. Madje, kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën duke i uruar që të jetë me sa më shumë jetë, sepse tek ai shohin udhëheqësin e duhur. Por asnjëherë nuk kam ndenjur në të madh se jam motra e tij”

Hajrie Ram BERISHA.
Kodër Kamëz, 26 Gusht 2010

NË FAMILJE AJO ISHTE MBRETËRESHA…

-Mësimi më i vyer që ju ka dhënë nëna, cili ka qenë?

-Mësimi më i vyer, më i çmuari ishte ky: Ne kemi qenë një familje patriarkale qartësisht, por në aparencë në të vërtetë ne ishim një familje matriarkale. Familje në të cilën nëna ishte shumë influente në vendimet dhe vendimi i saj më pozitiv në jetën time ka qenë fakti se ajo më imponoi me kultin e motrës. Po.

-“Kulti i motrës”, që do të thotë?

-Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër (Selimi e Salihi) dhe një motër (Hajria). Për çfarë ndodhte në familjen tonë, e para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.

– Mbështetje emocionale e të voglit Berisha…

-Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua. Më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të më dhënë sensin e barazisë, shumë i domosdoshëm.

SALI BERISHA.

Intervistë në TV “AGON”, Tiranë, 30.11.2013

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...