Published On: 7 Nëntor, 2016

SAJESA “KOMB TJETËR” – Përputhet plotësisht dhe me interesat e Serbisë

                                                                                   1

Genc DRINI

Po çfarë i shtyn pak shqiptarë të Kosovës më në moshë dhe që duhet të ishin më me përvojë për të lëshuar në mes shqiptarëve një ide moralisht perverse sepse përçarëse, politikisht të rrezikshme sepse gërryese e identitetit kombëtar shqiptar të mbrujtur në shekujt që është dhe i tyre dhe i gjithë shqiptarëve? Përse duan ta zhdukin identitetin kombëtar shqiptar dhe në vend të tij të marrin si identitet kombëtar, sido që i nderuar të pjesshmin, identitetin krahinor Kosovë?  Ne nuk e dimë por gjykojmë se çfarë mund të ndodhte sikur ti “bindnin” disi shqiptarët e Kosovës dhe të sajohej një “komb kosovar”? Më së pari shqiptarët e Kosovës nuk do të ishin më pjesëtarë të kombit shqiptar sepse “kombi Kosovar” do shfaqej si i ndryshëm nga kombi shqiptar, se po të mos bëhej i ndryshëm përse do sajohej?Dhe së dyti, si i ndryshëm, “kombi kosovar” do ishte dhe i huaj me kombin shqiptar. Dy kombe të ndryshëm dhe të huaj për njëri tjetrin dhe të baraslarguar nga kombi i huaj serb. “Kombi kosovar” në rast se i leverdiste mund ti lidhte interesat e tija me kombin serb pa përfillur fare kombin e “huaj”shqiptar. Madje të bënte aleancë ushtarake me kombin serb për të luftuar “kundër” kombit shqiptar. Të njëjtën gjë mund të bënte kombi shqiptar mund të lidhej me kombin serb edhe ti lëshohej me luftë vrastare “kombit kosovar””të huaj”. Ultrapragmatistët e “kombit ndryshe”ndoshta mund ta shtynin Shtetin e Kosovës dhe më tej që të bashkohej, “pse jo” në një shtet me Serbinë, “si dikur”, lidhjet e vjetra aty janë, gëlojnë në tregti e më gjerë. Apo s’po flitet sot për lloj lloj grupimesh në Ballkan? Kështu në secilin prej këtyre rasteve do dilte e kotë lufta e bërë nga shqiptarët për të fituar pavarësinë e Kosovës, do shembej në zero! Do ishte një ritriumfim gradual i Serbisë mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbi të gjithë shqiptarët, një hakmarrje e pa shoqe serbe për humbjen e parë. Më së paku kjo frymë e baraslargimit të Kosovës nga Shqipëria dhe Serbia, do bënte që Serbia ti merrte krahët dalëngadalë Kosovës dhe ta rifuste nën hyqëm dhe nuk e ka shumë vështirë kur ka në Kosovë serbët e Kosovës si kolonë të pestë. A nuk po shihet sot se çfarë ndodh, po nesër? Pjesëtarët e “kombit kosovar” nuk do donin t’i a dinin as për shqiptarët në Shqipëri, as për shqiptarët në Preshevë e në Bujanovc, as për shqiptarët në Mal të Zi, as për shqiptarët në Maqedoni, as për shqiptarët e Çamërisë dhe as për shqiptarët nëpër botë dhe as për historinë kombëtare shqiptare së  cilës “i devijuan” rrugë. Nuk do donin t’ia dinin as për atë pjesë dërmuese të shqiptarëve kosovarë në Kosovë që nuk do pranonin kurrë ta ndryshonin kombësinë shqiptare dhe do futeshin në përplasje të vazhdueshme me njëri tjetrin dhe në Kosovë. Kombi në luftë brenda vetes. Kështu “kombi kosovar” do ti kthente krahët një herë e mirë kombit shqiptar, ndryshe përse do i shërbente ai emërtim? Dhe kombi shqiptar, “i pa dashur” prej “kombit kosovar” a mos do bënte të njëjtën gjë? “Lum e për lum” shqiptarët, do gjendeshin të copëzuar si kurrë më parë në histori! Edhe vetëm ta imagjinosh këtë gjendje të shfaqet gjatë gjithë historisë sonë shumë shekullore, si ora më e mjerë e më shkatërruese e të gjithë shqiptarëve, pra dhe për shqiptarët e Kosovës. Të tallur dhe të manipuluar nga serbët, shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët do ishin gjendur papritmas dhe pa shpëtim në një shkretëtirë zhuritëse shpirtnore. Nuk mbetet për ideatorët apo mbështetësit e saj veç të konstatojnë që kjo është ideja më djallëzore antishqiptare që mund të shpikej. Si nuk mund të ndalen idetë, nuk mund të ndalet as gjykimin i shqiptarëve që mendojnë se kjo ide përputhet plotësisht me interesat e serbëve që sot po fërkojnë duart dhe presin të ndodhë. Ndërkohë përse të mos shqyhen duke u zgërdhirë me “inteligjencën e lartë” të atyre shqiptarëve që pa kuptuar zhyten ashtu si i pëlqen serbëve në qullin djegës? Ide me virulencë përçarëse të pa parë,që synon tua ndal buzagazin e shqiptarëve që sapo kanë arritur të ngrihen më lart se tash 100. Sapo kanë arritur një sukses shumë të madh histori,u liruan territoret e Kosovës nga pushtimi serb dhe u krijua shteti i Kosovës, shteti i dytë shqiptar. Sot kur është afruar mundësia që të arrihet bashkimi kombëtar dhe shqiptarët të kthehen në një faktor real force në Ballkan, ekuilibrues të tij, krijues të sigurisë, mirëqenies për të gjithë shqiptarët në trevat shqiptare dhe mbështetje për shqiptarët në Luginën e Preshevës, për shqiptarët në Maqedoni, Mal të zi dhe shqiptarët e Çamërisë, sot po u fusin virusin e përçarjes. Po të përçahej kombi shqiptar, nuk do kishte më çështje shqiptare për të zgjidhur, do merrte fund. Nuk do kishte një popull shqiptar të bashkuar, të fortë dhe të pasur në Ballkan. Të gjithë vetëm. “Kombi Kosovar”do mbetej i vetëm”. Serbët dhe sllavët tjerë do fërkonin duart. Për të gjitha këto a mendojnë ndopak ithtarët e “kombit ndryshe”, apo duhet tua kujtojë dikush? Duke u rropatur “pafajësisht” për të krijuar si petullat një identitet tjetër kombëtar për një pjesë të shqiptarëve, denatyrojnë e shpërbëjnë shqiptarët në Ballkan, kontribuojnë për të keqen e shqiptarëve. Le të përpiqemi me një ushtrim të shohim se çfarë kërkojnë realisht propaganduesit e kombit ndryshe. Kemi sot dy shtete shqiptare të pavarur nga njëri tjetri. Mund të vazhdojnë të mbeten të pavarur dhe të mos bashkohen për aq kohë sa e quajnë të nevojshme, ose dhe mund të mbeten veç siç janë dhe secili të shihte interesat e veta dhe të përbashkëta ku merreshin vesh. Kombi Shqiptar do ishte në dy shtete shqiptare, është thënë kjo më se njëherë. Në këtë rast duhet të ishin mjaftueshëm të kënaqur H. Matoshi, N.  Spahiu dhe pak të tjerë dhe nuk do kishin se përse të kërkonin të krijohej një “komb tjetër”? Po jo, sepse e para gjë që kanë kërkuar është që shqiptarëve të Kosovës tu shkulet nga gjokset kombësia shqiptare dhe të marrin kombësi të sajuar, “kombësi kosovare”, një pretendim pabesueshmërisht i thellë,rrënues dhe skandaloz që tejkalon çdo masë e përfytyrim. Aq më tepër kur për D. Pallaskën qëndrimi i dy shteteve veç e veç kthehet në formal sepse dy shtetet kur të futen në BE do “shkrihen”. Të vetmet që “nuk do shkriheshin” do ishin “dy kombet e ndryshme”. A nuk duket një synim i pastër për ti përça shqiptarët? Po përse e bëjnë këtë? Deri më sot kjo pyetje mbetet pa përgjigje prej tyre po çfarë do ndodhte nga ato ide përçarëse? Do tronditej dhe shkatërrohej një herë e mirë palca e ndërgjegjes së secilit nga pak milionë shqiptarët që jemi në Ballkan e nëpër botë. Do shkatërrohej identiteti kombëtar shqiptar i shqiptarëve të Kosovës, themel i përbashkët i të gjithë shqiptarëve e kjo do ti tëhuajsonte shqiptarët me njëri tjetrin. Të thërrmuar copa copa as sot, as nesër as kurrë nuk do arrinin as të forcoheshin, as të kishin sukses, as mirëqenie, dhe as do arrinin Bashkim Kombëtar. Shqiptarët nuk do kishin të ardhme, do ishin pre e të tjerëve. Jo, kjo ide djallëzore duket sikur nuk mund të jetë kurrë e dalur nga shqiptarët sepse ngjet me një poker serb dinaktë luajtur me dy letra-teza,“me sajimin e një kombi tjetër dhe mbetjen e dy shteteve shqiptare të ndara veç e veç. Të dyja të pudrosura me sugjestionin hipnotizues kontradiktor të bashkimit të pa mundur të shqiptarëve që “bashkohen” në BE. Shpërfillja e pa besueshme e historisë si argument. Evidencimi tash e parë i lidhjeve 100 vjeçare me Serbinë, për ta paraqitur të vështirë dhe pa kthim gjetjen e lidhjeve të tjera ekonomike. Shpërfillja për të kërkuar një treg ndërshqiptar. Deri mohimin që i bëjnë një detaji, faktit se shqiptarët e Kosovës në plazhet e Shqipërisë janë në shtëpinë e vet prandaj edhe preferojnë të shkojnë, pa përjashtuar dhe plazhe të tjera, propaganduesit e “kombit ndryshe”e lexojnë me cinizëm vetëm si leverdi çmimesh. Këto, shtyrja për komb tjetër dhe të tjera tingëllojnë si një paketë e plotë antishqiptare, që për më keq u shërben indirekt a direkt interesave të Serbisë. Kjo ide e veçantë u lindi një ditë në mëndje pa ua pas kërkuar njeri. Me përzgjedhje selektive nëpër fjalorë dhe interpretime subjektive nisën të përcaktojnë se “çfarë është kombi”.Dhanë “alarmin” për çfarë kishin zbuluar”dhe imagjinuar, dhe filluan tua përcjellin  “shqiptarëve, që si“naivë që janë” “nuk e dinin” as se çfarë është kombi dhe as “sa lehtë mund të ndërrohet”. Shqiptarët duke dëgjuar gojë hapur H. Matoshin me të tjerë nuk mund të rrinin pa thirrur: “Mjerë” shqiptarët në shekuj, përfshirë dhe ata të luftës së re për Çlirimin e Kosovës që “se paskan ditur” deri më sot se çfarë është kombi” dhe “paskan qenë vra më kot” me flamurin kombëtar në dorë për kombin shqiptar, për Bashkim Kombëtar. Nuk paska vlerë për të luftuar dhe vra për kombin. Ja, dhe luftëtarëve të luftës së fundit “po u shkoka huq lufta që kanë bërë me flamur kombëtar. Më mirë shqiptarët “të rrinin dhe disa dhjetëra vite nën shtypjen serbe” derisa magjistarët “komb krijues” ta përcaktonin mirë se për cilin komb duhej të luftonin, sido që ka lloj-lloj magjistarësh dhe nuk dihet se çfarë zgjidhjesh me komb do tu propozonin…Shqiptarët e të gjitha trevave e kanë përcaktuar veten si shqiptar brez pas brezi historikisht, dhe kanë luftuar për të qenë bashkë dhe duan të jenë bashkë. Ky është përcaktimi më shkencor, më i vërteti dhe më palcori të cilit duhet ti përulen deri në tokë H. Matoshi, N. Spahiu etj. Idetë e mësipërme për komb ndryshe dhe dy shtete të veçuara merren vetëm si të gabuara, thjesht se shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët më të sigurtën në gjak dhe ndërgjegje e kanë kombin shqiptar dhe kërkojnë Bashkimin Kombëtar.

Vijon

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...