Published On: 12 Gusht, 2017

Sa ndjekës duhet të keni në Instagram për t’u bërë milioner

  • Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 mijë deri në 200 mijë mund të fitojnë më shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga “Mediakix”, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Në një artikull të fundit të botuar në “The New Yorker” nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi dy prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin “Where’s My New Office Now” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9,000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram “Where’s My New Office Now” ka rreth 149,000 ndjekës, numër ky që është gjithmonë në rritje.

Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1,500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar. Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në “The New Yorker” në fillim të prillit, llogaria e tyre në Instagram u rrit me 7,000 ndjekës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...