Published On: 24 Tetor, 2016

Rusia tall Evropën ‘pederaste’, Karpushin: Shqipëria humbi shansin

Rusia kërcënon NATO-n dhe vendet e BE jo vetëm ushtarakisht, por edhe i provokon me karikatura në rrjetet sociale.

Ambasada ruse në Britaninë e Madhe postoi dy karikatura, që shkaktuan shumë debat në mediat evropiane, pasi ishin një tallje me Europën.

Në njërën prej karikaturave shihet një ari i fortë dhe i vetëdijshëm për fuqinë e tij, që pozon si fitimtar përballë një Europe nervoze.

“Nëse Rusia është në rënie, pse shqetësohemi? Ndoshta, shqetësimi real është rënia e Perëndimit dhe fakti që ne i menaxhojmë gjërat më mirë,” thuhet në diçiturën e karikaturës.

Europa paraqitet si një zonë e rrethuar me gardh, ku jetojnë derrat e kursimit, që shajnë ariun rus.

Në portën e Eurpoës shkruhet E-Zone, një vlerësim se paraja është vlera kryesore e Europës.

Në sfond shihet edhe një flamur i lëvizjes së homoseksualëve.

Sipas Bild, simbolika është e qartë: Rusia është fuqia në rritje, perëndimi me vlerat liberale si ajo e homoseksualëve, është në rrënim.

Ndërkohë ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për RTV Ora News, thekson se Shqipëria humbi një shans duke iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkëmbimet tregtare.

Ai thotë se Rusia ishte e detyruar të shtrinte kundërmasat e saj në bazë të reciprocitetit edhe ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar se për këtë fakt, importi i produkteve shqiptare është ndaluar. Për pasojë, thekson ambasadori, Shqipëria i mohoi vetes një mundësi për t’u futur pa konkurrencë të madhe në tregun rus.

Duke folur për situatën në arenën ndërkombëtare, përfaqësuesi i Moskës në Tiranë ka fajësuar Uashingtonin për situatën e krijuar në Siri, duke thënë se në përshkallëzimin e krizës kanë ndikuar politikat e ShBA, që sipas tij janë të gabuara.

Sa i përket marrëdhënieve me NATO-n, Karpushin nënvizoi se Rusia e sheh me shqetësim rritjen e prezencës ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj, ndërkohë që u shpreh se Aleanca ishte tërhequr nga dialogu me qeverinë ruse në mënyrë të njëanshme.

Në tërësi, ambasadori rus në Tiranë, gjykon se nëse NATO dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin në konsideratë interesat e Rusisë, atëherë çdo përpjekje për dialog do të jetë e kotë.

Karpushin është pyetur edhe në lidhje me pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i Moskës vijon të mbetet i pandryshuar, në mbështetje të rezolutës 12-44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./mapo

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...