Published On: 25 Tetor, 2016

Rusia reklamon raketën e re bërthamore: Shkatërron Francën me një goditje

Rusia ka zbuluar se si do jetë raketa më e madhe bërthamore, mjaftueshëm e fuqishme sa për të shkatërruar një shtet të madh sa Franca me një goditje të vetme.

Vladimir Putin po synon që të zëvendësojë arsenalin e tij të raketave SS-18 Satan me super-raketat RS-28 Sarmat.

Ato janë të pajisura me 16 mbushje bërthamore, sipas fotove të postuara online.

Raketat do jenë gati për në vitin 2018.

Përpara tyre, bombat e hedhura në Hiroshimë dhe Nagasaki do jenë si lodra fëmijësh, thonë ekspertët.

Moska thotë se këto raketa do jenë në gjendje të shmangin mbrojtjet me radarë dhe mund të udhëtojnë mjaftueshëm sa për të goditur Londrën apo qytetet në brigjet perëndimore të SHBA.

Tensionet mes Perëndimit dhe Moskës janë në pikën më të lartë prej dekadash.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...