Published On: 26 Tetor, 2016
Bota |

Rusia organizon stërvitje masive për një luftë nukleare (Foto)

Se sa serioze janë tensionet mes Perëndimit dhe Moskës, këtë e tregon lëvizja më e fundit e Rusisë, e cila ka organizuar një stërvitje masive me skenarin e njëjtë me atë të një luftë bërthamore.

Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe të ndërmarrë ndonjëherë në Rusi që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se trajnimi do të përfshijë 40 milionë njerëz dhe 200 mijë persona, pjesë e grupeve të shpëtimit në rastin e një lufte bërthamore.

Tensionet janë të larta veçanërisht mes Moskës dhe Uashingtonit. Zvezda TV, një televizion që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes, hapi një edicion informativ javën e kaluar duke thënë: “Skizofrenët amerikanë po drejtojnë raketat bërthamore nga Moska”.

Stërvitja zgjat tre ditë dhe në të përfshihet Ministria e Mbrojtjes, ajo e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Eleminimit të Pasojave të Katastrofave Natyrore.

“Stërvitja do të orientojë mbrojtjen nga rrezatimi të personelit dhe popullsisë në një skenar emergjence të jashtëzakonshme”, thuhet në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Mbrojtjes Civile.

“Grupet e emergjencave do të shpërndajnë veshje për mbrojtjen nga rrezatimi dhe do të minotorojnë përmes rrjetit të laboratorëve të lëvizshëm kushtet mjedisore”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, Deti Balltik është zona më e nxehtë mes dy palëve. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka kanë kërkuar prani më të madhe të NATO-s në Estoni, Poloni dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa Moska është kundërpërgjigjur duke përforcuar flotën e saj detare në këtë det me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...