Published On: 31 Tetor, 2016

Rusia kërcënon Norvegjinë me bombë atomike

Norvegjia është paralajmëruar nga një politikan i lartë rus se ajo tani mund të jetë një objektiv bërthamor, pasi lejoi vendosjen e 330 marinsave amerikanë në vend.

Frants Klintsevich, një nënkryetar i komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, tha se vendosja e marinsave amerikanë në Vaernes ishte pjesë e grumbullimit të ushtrisë amerikane dhe e ka vendosur Norvegjinë në ‘lojë’ në rast të një konfrontimi bërthamor.

Klintsevich tha për kanalin TV2 të Rusisë se Kremlini e pa vendosjen e 330 marinsave në Norvegji si një kërcënim direkt ushtarak.

Norvegjia iu bashkua NATO-së më 1949 por vetëm pasi i kishte dhënë garanci Bashkimit Sovjetik se kurrë nuk do të lejonin trupa të huaj që të stacionoheshin aty.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...