Published On: 19 Shtator, 2016
Bota |

Rusia do ta fitonte luftën me Evropën brenda 48 orëve

Një ish-komandant i NATO-së ka paralajmëruar se Evropa mund të jetë viktimë e një sulmi nga Rusia shumë shpejtë, me asnjë plan të mbrojtjes për të sprapsur pushtimin e saj.

Gjenerali Sir Richard Barrons pretendon se Rusia mund të vendosë avionë luftarakë, anije dhe trupa në Evropë brenda 40 orësh nëse dëshiron, me NATO-në i cili do të ishte muaj larg ndonjë kundër-sulmi të efektshëm.

Ish-komandanti paralajmëroi se dështimi i vendeve si Francës, Gjermanisë dhe Italisë për t’u përballur me rrezikun nga një agresion rus do të çonte seriozisht në humbje të tokës, detit dhe hapësirës ajrore, transmeton Gazeta Express.

Vendet që janë në kufi me Rusinë, të udhëhequra nga presidenti Vladimir Putin, janë të brengosur nga kërcënimi i fqinjit të tyre.

Shumica e BE-së është e fokusuar në kërcënimet terroriste dhe krizat me emigrantë që kanë kapluar kontinentin – duke bërë kështu që Rusia t’i zinte ata në gjumë.

“Nëse listoni të gjitha mundësitë ushtarake që i ka NATO, ka më shumë se Rusia, por Rusia do të mund të përdorte forcat e saj më të vogla për të shkulur NATO-në në atë mënyrë që NATO do ta kishte të vështirë t’i përgjigjej për shkak se nuk ka asnjë plan për ta bërë këtë”, tha ai për The Times.

Ankesimi i Krimesë nga Rusia dhe ushtrimet ushtarake në Ukrainë u dënuan ndërkombëtarisht, por sjellja provokative e Rusisë ka pamundësuar NATO-në që të formojë një plan kredibil kundër një pushtimi të mundshëm nga Rusia, tha ai.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...