Published On: 9 Gusht, 2017

Rusët në Kosovë!!!?

Nga Milazim Maraj

Zbulimi i rusëve dhe serbëve ilegal për të satën herë në Kosovë është gjë e jashtëzakonshme që tani ka filluar të duket normale. Këta rus dhe serb, janë ekspert të punës, pjesë-pjesë të mozaikut “Projekt” i cili do të shpërthej më vonë si shumë herë gjatë historisë. Kjo po ndodhë edhe si produkt i masave jo adekuate ndaj tyre nga organet përgjegjëse në Kosovë. Rusët në Kosovë hyjnë në forma të ndryshme që është vështirë të thuhet se janë nën kontrollin tonë. Mund të merret vesh pas plotësimit të mozaikut të projektit të tyre agresor. Atëherë do të jetë vonë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme. Rusia instaloj ekstremizmin islam në Kosovë për mes të qeverisë së Milosheviqit më 27 qershor të vitit 1991. Tani ka vendosur qendrën “emergjente humanitare” në Nish. Komunikimi më ta është pjesë e projektit ruso-serb. Qëllimi i afërt është komprometimi i imazhit të shqiptarëve në Evropë dhe botë. Qëllimi i largët depërtimi i Rusisë në trojet tona dhe në Adriatik.

Përçarja e shqiptarëve në mes veti duke i ndarë në fe dhe sekte  fetare ndihmon këtë projekt. Dallimi në pamje, veshje, ide dhe ideologji përçan popullin tonë. Ndikimi i drejtpërdrejt në kulturën dhe traditën kombëtare për të nxjerr shqiptaret të pa kulturë dhe histori. Depërtimi i njerëzve të infektuar dhe shpërlarë nga ndjenja kombëtare në nivele të larta në subjekte politike dhe më vonë në institucione shtetërore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë është pjesë e po këtij projekti. Përgatitja e skenarëve për ndonjë luftë civile në këto troje. Luftë në mesë feve, sekteve fetare apo rajoneve si veri jugë në Shqipëri apo Gegë dhe Toskë pra gjakderdhje në mes shqiptarëve. Pengimi i zhvillimit normal të shtetit të Kosovës dhe inkuadrimi i tij në struktura ndërkombëtare.

Përzierja e papengueshme në zgjedhjet në Kosovë dhe lufta për depërtimin e njerëzve të vet. Stimulimi i njerëzve të inkriminuar të pa aftë dhe komprometuar për të ardhur në pushtet më qëllim të manipulimit të tyre të lehtë më vonë. Formimi dhe kontrollimi i grupeve kriminale. Stimulimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Pengimi i themelimit të institucioneve legale dhe punës së tyre. Këto projekte për çdo ditë e më shumë po japin rezultatet e tyre antishqiptare pa dalë  në forma e tyre në sipërfaqe. Tani në fytyrat e  ish shërbëtoreve të Serbisë dallohet optimizmi. Të njëjtën kohë fyerje e sharje ndaj institucioneve të” pa afta”, të bashkatdhetarëve tonë që vijnë për pushime në Kosovë. Këta nënçmohen, plaçkitën dhe torturohen në forma më të vrazhda, ofendohen nga njerëz të shitur posa të kalojnë kufirin e deri sa të kthehen. Futet thika e përçarjes në mes nesh për çdo ditë e më shumë.
Fyhet dhe propagandohet negativisht nga shqiptarë të shitur bukuritë natyrore, bregdeti dhe turizmi shqiptarë. Njerëz të ardhur në pushtet sikur janë të pa interesuar për pamjen e atdheut, ose kanë mision që ky vend të dukët sa më i pa pastër, sa më jo tërheqës dhe të dëmtohet pa dhembje për të qenë sa më i varfër. Kështu të vritet dashuria ndaj tij. Ne të marrim botën në sy dhe të bëjmë jetën e robit, fukarasë, të nënçmuarit, të huajit të pavlerë.

Kudo në afërsi të rrugëve deponi  plot mbeturina të hedhura, që prishin pamjet hyjnore të këtij vendi. Pyjet degradohen vazhdimisht më prerje ,zjarre dhe gurthyes. Lumenjtë tonë të bukur degradohen më seperacione zalli, hedhje mbeturinash dhe derdhje të kanalizimeve në to.  Askund nuk ka vend dhe shesh të gjelbëruar dhe të zbukuruar edhe pse të gjitha kushtet për këtë, ambienti jonë i ofron. Uzurpime dhe ndërtime pa kritere urbane sheh çdo kund anë e kënd vendit në tokat më pjellore. Koha të i trokasim ndërgjegjes tonë. Koha e fundit të punojmë për vendin tonë. Ta trajtojmë më kujdes dhe dashuri këtë vend që na e la zoti.  Që të paret tonë dhe në derdhem shumë gjak. Pa të cilin nuk do të jemi zotëri por rob në shtëpinë tonë sikur që ishim, ose lypsar të përbuzur nëpër rrugët e botës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...