Published On: 21 Gusht, 2017

Rummenigge mbron Barcelonën për Dembelen

  • Rummenigge nuk beson se Barcelona ka gisht në rebelimin e Dembeles.

Drejtori gjeneral i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, dje tha se beson se Barcelona ka gisht në rebelimin e Ousmane Dembele, që vazhdon të mungojë në stërvitje për klubin gjerman, pasi dëshiron transferimin në “Camp Nou”.

Ai shkoj aq larg sa që tha se tashmë ka humbur edhe respektin për Barcelonën.

Por, kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, nuk beson se Barcelona ka të bëjë me veprimin e Dembeles, duke thënë se “ndoshta vetë lojtari dëshiron ndryshime”.

“Nuk besoj se Barcelona ka të bëjë me këtë veprim të Dembeles”, tha ai për “Sport1”.

“Ndoshta lojtari dëshiron ndryshime dhe e ka bërë këtë plan i vetëm. Nuk do ta dënoja Barcelonën kaq shpejt”, shtoi Rummenigge. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...