Published On: 1 Nëntor, 2016

Rumani: 2 kanadezë ia dalin të kalojnë një natë në Kështjellën e Drakulës

Për herë të parë pas 70 vitesh, vëllau dhe motra nga Kanada kanë arritur që të kalojnë një natë të Kështjellën e ftohtë të Drakulës.

Megjithatë, nuk ishte frika që kishte mbajtur të zhgjuar studentin e shkencave politike në Trasilvani, por ishte ngacmimi që i bëntë gjatë gjithë kohës motra e tij, shkruan AP, përcjell koalb.com.

“Ai e mbylli kapakun e arkivolit në mënyrë që të flente, sepse nuk dëshironte që të më dëgjonte derisa flisja”, tha motra e tij.

Dyshja ka dalë fitues nga 88 mijë njerëz që kishin aplikuar për të kaluar një natë në kështjellën e Drakulës në Rumani.

Ata kanë arritur në Kështjellë në muzg dhe u pritën nga nipi i autorit të librit të famshëm Bram Stocker. Më pas ata kanë ngrënë mish pule dhe kanë pirë verë të kuqe, ndërsa sfida më e madhe ishte që u duhej të flinin në arkivol.

“Kishim një ndjenjë sikur dikush po ecte nëpër korridor”, tha Tami, duke nënkuptuar se Drakula mund t’ju ketë kushtuar atyre një vizitë të shpejtë. “Por, në agim nuk pamë asgjë,” shtoi ajo.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...