Published On: 22 Prill, 2017

Rugovasit: “Të vrarë e djegur”, përfaqësuesit e shtetit duan t’ia falin këtë tokë Malit të Zi

Banorët e Rugovës apelojnë tek deputetët që të mos votohet Marrëveshja për Demarkacionin, shkruan sot, gazeta Zeri.

Banorët rugovas ndihen të lënë anash nga shteti. Nëpër fshatrat e brezit kufitar me Malin e Zi zhgënjimi me përfaqësuesit e shtetit vërehet në çdo bisedë me ta.

Në vendin ku dhe bora në pranverë rri në maje të bjeshkëve, banorët thonë se qëndruan dhe nuk u lëkundën as nga kushtet klimatike që vështirësonin jetesën në këtë zonë, as nga sulmet e malazezëve që t’i ndiqnin nga ky territor gjatë shekullit të kaluar, por edhe shekuj më parë nën pushtimin osman.

Rugovasit thonë se i bënë ballë çdo gjëje për të mos i lëshuar pronat e tyre. Tani pas disa shekujsh, siç shprehën ata “të vrarë e djegur”, përfaqësuesit e shtetit duan t’ia falin këtë tokë Malit të Zi.

Derisa Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi pritet të dalë së shpejti në Kuvend për ratifikim, rugovasit apelojnë tek deputetët që të mos votohet kjo marrëveshje. Shqetësimi për humbjen jo vetëm të pronës private, por edhe asaj shtetërore po i mbledh bashkë për të debatuar siç bënin dikur të parët për të gjetur zgjidhje.

Edhe pse prapë besojnë se shteti duhet të bëjë zgjidhje të mos lejojë të ndodhë ky demarkacion, çdo ditë e më shumë tentojnë të gjejnë një zgjidhje si opsion që t’i dalin ballë refuzimit të demarkimit të kufirit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...