Published On: 25 Prill, 2017

Rugova: Demarkacioni mos të lidhet me zgjedhjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka thënë se nuk mendon se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai ka thënë se nëse duhet të shkohet në zgjedhje atëherë edhe LDK do të pranojë.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Rugova ka thënë se nuk duhet të instalohet logjika e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk mendoj që duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme, por nëse veç duhet të mbahen, atëherë i mbajmë. Unë gjithmonë kam qenë i prirur që të respektohen, marrëveshjet, partneritetet, kontratat apo kontratat që bëhen mes subjekteve politike dhe nuk po e shoh naj urgjencë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse duhet të futet sistemi i përhershëm i zgjedhjeve të parakohshme. Pra po e fusim një logjikë që gjithmonë të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi kështu edhe pas formimit të Qeverisë së re do të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Rugova për ‘Lajmi.net’.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Qeveria është duke e bërë punën si është më së miri, por ai thotë se kjo nuk po i përshtatet ndokujt.

Rugova poashtu ka thënë se është gabim të lidhet çështja e zgjedhjeve me problemin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Koalicioni po ashtu është i madhë dhe i ka dy të tretat e deputetëve e kështu mund ta çoj mandatin deri në fund. Po këta që po e lidhin me çështjen e demarkacionin. Por kufiri është duke funksionuar siç është edhe marrëveshja. Pra kufiri është aty, e hajde luje nëse mundeni. Nuk besoj që duhet të prishen raportet me SHBA-në, me BE-në apo NATO”, ka përfunduar Rugova.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...