Published On: 4 Gusht, 2017

RTK: Nëna pensioniste e Shpend Ahmetit blen banesë në Shëngjin

Nëna pensioniste e kryetarit Shpend Ahmetit blen banesë në Shëngjin.

Kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbetur me një banesë sikurse para shumë vitesh. E kundërta po ndodhë me familjarët e vet. Nëna e tij, ka blerë dhe është bërë pronare e një banese në Shëngjin, për të cilën RTK posedon certifikatën e pronësisë. Gjithashtu, Shpend Ahmeti, jeton në një shtëpi luksoze në Lagjen Nic, shtëpi për të cilën ai thotë se është pronë e vëllait të tij, RTK posedon informacion edhe për një banesë tjetër të blerë nga një i afërm tjetër i kryetarit.

Prishtinë, 4 gusht – Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, edhe pse nga deklarimi I pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del një djalë modest, punëtorë dhe me të vetmen pasuri banesën e dhuruar nga shteti prindërve të tij, në realitet del me një figurë tjetër. Edhe pse për të katërtin vit Kryetar i Komunës së Prishtinës, po t’i marrim të mirëqena deklarata e tija dhe ato që i ka deklaruar në Formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shpend Ahmeti, del vetëm një “djalë plangprishësh dhe që shfrytëzon” pronat dhe pasuritë e arritura nga ana e familjarëve të tij.

Në bazë të asaj që ka deklaruar, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasuri të patundshme vetëm banesën e trashëguar nga prindërit, por fatmirësisht për të, familjarët i ka të pasur dhe vazhdojnë t’i shtojnë pasuritë, përfshirë edhe blerjen e pronave në bregdet. Së fundmi, nëna e Shpend Ahmetit, Luljeta Nebih Ahmeti, ka blerë një banesë në një prej pjesëve më të bukura të bregdetit shqiptarë, Ishull Shëngjin. Sipas fletës poseduese që disponon Radio dhe Televizioni i Kosovës (RTK), apartamenti i blerë nga nëna e Shpend Ahmetit, ka një hapësirë prej gati 54 metër katrorë, saktësisht 53.40 metër katrorë.

Po sipas Fletës Poseduese apo Çertifikatës së ‘Për Vërtetimin e Pronësisë’, apartamenti është bartur në emrin e nënës së Shpend Ahmetit, afërsisht një vit më parë, në korrik të vitit 2016. Radio dhe Televizioni i Kosovës i ka dërguar pyetje Shpend Ahmetit, por nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij.

“ Jam me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen Nic në Cagllavicë në pronësi të vëllaut. Është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK.Banesa e Prindërve e dhënë ne shfrytezim nga Teatri Krahinor, babit ne vitin 1973. Është bërë kërkesa për privatizim nga prindi, por ende nuk ka përgjegje definitive. Çfarëdo ndryshimi në statusin e baneses dho të paraqitet në AKK”, ka deklaruar Shpend Ahmeti në formularin e paraqitjes së pasuurisë në Agjeninë Kundër Korrupsionit.

Gjithashtu, RTK disponon informacione për blerjen edhe të një apartamenti tjetër, nga ana e një familjari tjetër të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por nuk do ta publikojmë pa u konfirmuar zyrtarisht përmes Çertifikatës së Njohjes së Pronësisë. Kryetari Shpend Ahmeti, edhe në shtëpinë luksozë në të cilën banon, Lagjja Nic në Prishtinë, thotë se nuk është e tij, por e vëllait të vet.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...