Published On: 20 Tetor, 2016

Rrugëtimi i Ramiz Kelmendit drejt Qeverisë çështje orësh

Deputetit tashmë të pavarur të Kuvendit të Kosovës dhe biznesmenit të njohur, Ramiz Kelmendi, sipas njoftimeve të ditës dhe burimeve nga kabineti afër tij, i kanë mbetur edhe pak orë deri tek emërimi në postin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës.

Njeriu që në mandatet e shkuara dhe këtë aktual të legjislativit të vendit rrugëtoi nën logot e partive të tjera politike, njëherë AAK, më pas PDK dhe në fund si i pavarur, emërimin në ekzekutiv pritet ta marrë nga një tjetër parti – LDK-ja.

Gjatë mandatit aktual, Kelmendi do të ndahej me PDK-në duke kaluar si deputet i pavarur. Në deklaratën e dorëheqjes nga PDK, Ramiz Kelmendi kishte thënë se subjekti me të cilin rrugëtoi, nuk kishte arritur që t’i përmbahej marrëveshjes parazgjedhore e cila i mundësonte Kelmendit zbatimin e planit për zhvillim ekonomik, nga posti i zëvendëskryeministrit në Qeveri.

 Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, qysh prej inkuadrimit të tij në politikë ka qenë mjaft aktiv në drejtim të planprogramit për zhvillim ekonomik të Kosovës, madje pjesë të mëdha të të cilit, për publikun e gjerë i kishte shpalosur në etapa edhe nëpërmjet portalit Telegrafit, gjithnjë duke e vënë si garant suksesin dhe bagazhin biznesor-ekonomik në sektorin privat.

Ramiz Kelmendi shihet si një nga deputetët më aktivë të legjislaturave të Kuvendit, sa i përket shpalosjes dhe deshifrimit të planeve të tij për zhvillim të hovshëm ekonomik të vendit, madje duke i paraqitur të bazuara në shifra dhe afate.

Shumë herë në deklarimet e tij ai ishte shprehur se për të vënë në jetë zbatimin e planit të tij është shumë e vështirë nga pozita e deputetit, ndërsa që hapur do të shprehte gatishmërinë për të marrë përgjegjësi ekzekutive në këtë drejtim.

Në jetën politike dhe në paraqitjet e tij publike, Ramiz Kelmendi çdo herë është fokusuar, aty ku është dëshmuar më parë, duke i marrë si bazë, siç ka thënë shumë herë, njohuritë praktike dhe arritjet personale në lëmin biznesor ekonomik.

 Për bashkëpunëtorët e tij politikë në të kaluarën, por edhe për bashkëpunëtorët në familjen ‘Elkos-Etc’, Kelmendi njihet si njeri kooperativ, komunikativ, bashkëpunues dhe i guximshëm në ndërmarrësi.

Ai është president i ‘Elkos group-Etc’, ndërsa sipas burimeve të Telegrafit, të afërta me Kelmendi, nga nesër pritet që të emërohet edhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga partia e kryeministrit Isa Mustafa, LDK. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...