Published On: 2 Gusht, 2017

Rritet numri i vetëvrasjeve, shkaku i motit

Për shkak të ndryshimeve klimatike më shumë se 59.000 fshatarë në Indi kanë kryer vetëvrasje në tri dekada të fundit, ndërsa rritja e temperaturës mund të rrisë edhe shkallën e vetëvrasjeve nëse qeveria nuk i ndihmon, paralajmërohet në studimin e universitetit amerikan.

Shkencëtarja e Universitetit të Kalifornisë Berkeley, Tamma Carleton ka vërtetuar se shkalla e vetëvrasjeve në Indi gati është dyfishuar nga viti 1980 dhe pohon se në Indi më tepër se 130.000 njerëz vetëvriten për një vit, dhe se 7 për qind prej këtij numri bie pikërisht në fshatarë të cilët ia kanë marrë vetes jetën për këtë arsye.

“Është shokuese dhe thyhen zemrat kur kuptoni se mijëra njerëz janë ballafaquar me kushte të tilla që i sjellin të keqe”, ka thënë Carleton. “Pa intervenime me të cilat do të ishin ndihmuar familjet që të adaptohen në kushte klimatike, është e sigurt se do të rritet numri i njerëzve të cilët kryejnë vetëvrasje derisa klima po ashpërsohet në Indi”, ka shtuar ajo, transmeton gazetametro.net.

 Në studimin e publikuar në revistën e Akademisë Shtetërore të Shkencave theksohet se çdo shkallë e Celsiusit e rritur gjatë sezonit shkakton rreth 65 vetëvrasje nëpër gjithë Indinë.

Rritja prej 5 shkallëve e pesëfishon këtë rezultat, tregon studimi i cili merret me periudhën verore monsune në mes të qershorit dhe shtatorit.

Më tepër se gjysma e popullatës së Indisë varet nga toka si burim i fitimit.

Dhjetëra mijëra fshatarë kanë kryer vetëvrasje në disa dekada të fundit në Indi ashtu që kanë pirë pesticid apo janë varur, për shkak të shirave dhe thatësirave të pazakonta të cilat iu kanë shkatërruar kulturat bujqësore dhe i kanë lënë fshatarët të luftojnë me borxhe.

Vetëm në vitin 2015 sipas të dhënave zyrtare janë vrarë më shumë se 12.600 fshatarë, që është rreth 10 për qind të gjitha vetëvrasjeve në gjithë Indinë.

Më shumë se 60 për qind të vetëvrasjeve njerëzit kanë kryer për shkak të falimentimin dhe borxheve.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...