Bota

Rrëzohet helikopteri gjerman. Dy të vdekur

Një helikopter i Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarë. Ende nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit, por autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e goditjes, duke u përqënduar tek ndonje defekt i mundshëm teknik.

 Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po uturonte pranë helikopterit të rrëzuar, tha se “helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as që të jepte sinjalin e alarmit.”

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetë ngushëllimet. Në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohet me kujdes.

Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë. Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundeswehri. Në Mali janë dërguar katër helikopterë ushtarakë të tipot Tiger, si dhe katër helikopterë transporti NH90.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *