Published On: 20 Shtator, 2017

Rreziqet nga demonizimi i sistemit shoqëror

Lirim Gashi

Demonizimi (djallëzimi) i çdo sistemi shoqëror që e rrezikon dominancën e neoliberalizmit dhe imperializmit global është po ashtu në esencë dhe përmbajtje FASHIST.

Intoleranca e garës ndërmjet botëkuptimeve avangardiste prodhon thellë në esencë STAGNIM dhe DEKADENCË.

Sistemi i tanishëm politik global e prodhon njeriun e tejdukshëm dhe të kurdisur si robot i cili vegjeton symbyllur nëpër botë i kapluar nga LETARGJIA dhe DELIRIUMI ngaqë thellë në shpirtin e tij mbretëron VAKUUMI.

Sistemi modern politik global, nuk e duron rebelimin, ngaqë rebelimi e rrezikon komoditetin e MASONËRISË, prandaj çdo shpirt i lirë që proteston apo shpreh mllef etiketohet si armik e pastaj linçohet dhe maltretohet verbalisht dhe realisht si DEF.

Për SERVILET dhe QYQARËT që janë të pastruar kimikisht nga vetërespekti dhe INTEGRITETI NJERËZOR është parajsë ky sistem shoqëror, ngaqë ky sistem politik anti njerëzor nuk mund të mbijetojë pa SHËRBËTORË.

Mbajeni ndërmend: Sa herë që ka mbretëruar një sistem i vetëm shoqëror në këtë botë e ka çuar të njëjtën në RROTË…….

Pa rivendosjen e ekuilibrit njeri-shoqëri-natyrë dhe humanizmit si parim themelor që e mundëson qasjen kritike ndaj përkufizimeve imagjinare të trashëguara nga ideologjitë dekadente dhe konstruktet përkatëse dhe pa shfarosjen e komplekseve ndaj shumëllojshmërisë si vlerë jetike nuk ka shërim nga fashizmi, shovinizmi, racizmi dhe inferioriteti.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...