Published On: 28 Gusht, 2017

Rrëfimi i të dhunuarës: Më dhunuan deri në alivanosje, ma vranë vëllain e kunatën dhe serbi më thoshte “do ta lindësh një djalë me mua” (Video)

Lufta ka shumë të papritura dhe gjithmonë sjellë shumë dhimbje. Gazeta InfoPress sjellë një rrëfim emocional të një vajze të dhunuar, së cilës sebrët ia kanë vrarë pothuajse gjithë familjen. Është e pamundur që ta lexoni deri në fund dhe të mos ju pikojnë lotët.

Një rrëfim i thellë, emocional dhe që të prekë thellë në palce. Rrëfim që ta rikthen kujtesën se me çfarë armikur të pashpirtë kemi pasur punë.

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të vajzës së dhunuar, e cia për shkak të njeshmërië nuk  ka dhënë emrin dhe mbiemrin e saj.

Ja rrëfimi i plotë:

“Kishte ditë që ishim në mal. Ishte ofenziva më e madhe deri atëherë në malet e Qyqavicës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998 ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz, serbët na rrethuan nga të gjitha anët, nuk kishim mundësi të iknim dhe të siguronim ushqim.

Diten e tretë më nuk bënin punë, as pemët e egra më të cilat ushqeheshim. Fëmijët morën vaj, kurse shumë sish u sëmurën rëndë dhe nuk kishin asnjë shpresë të mbesnin gjallë, sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin po ua mbyste frika.

Ishte mesditë kur paramilitarët me kokat lidhura me shamia na grumbulluan të gjithëve edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujt një nga një dhe i lidhën për drunj, më vonë e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda, më pas i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim se mos kishim fshehur diçka të vlefshme.

Një grua e cila kishte tentuar t’ua rrembejë automatikun e tyre ia moren djalin dy vjeçar dhe ia prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllai im provoi të reagojë, edhe pse me duar të lidhura e morën e lidhën, e zhveshën dhe para të gjithëve ia prenë organin gjenital. Zot si nuk vdiqa në atë çast ??

Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllai im siç duket vdiq nga dhimbjet dhe më nuk pash tek ai as lëvizjen më të vogel.

Do të dhunojmë me organin e tij kështu më tha një nga policët e dy të tjerët mi lidhen duart e më lidhen për kamioni, e di se u përpoqa të bëja rezistencë, por një goditje e fortë ma humbi vetëdijen dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur edhe më tej.

Disa metra më tej po e dhunonin një grua e një vajzë tjetër të cilen nuk e njoha, e para këmbëve të mia pash nënën që po rrinte duke qajtur. “Ta vranë vëllain dhe nusën në vend”, më tha ajo dhe në vend se të më jepte kurajo më shtoi plagën edhe më shumë. Ndoshta ajo këtë po e bënte nga zemra e plasur, “ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh do ta kem më lehtë e vetmuar”, më tha nëna.

Ajo filloi të mi thoshte disa gjëra që më dukeshin të parëndësishme për momentin , e unë dridhësha. Nuk e di a kisha ftohët apo duartë më dridhëshin nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plotë njerëz të vdekur të pa varrosur, kishte aq shumë copa të gishtrinjëve, duarve , veshëve saqë nuk e kuptoj sot e kësaj dite si mund të flas për të gjitha këto e të jetoj.

Më pas aty erdhi një polic dhe më tha “pasi kishe qenë e virgjër do të të marr për grua do të vish me mua në Serbi dhe atje do të ngrem një fole siç ka menduar kryetari ynë Sllobodan Milloshoviq”, që djemtë serbë t’i marojnë me shqiptare që ato të lindin djem serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë ti vrasim .”Do ta lindësh një djalë më thuaj?”, më thoshte dhe para syve të nënës filloi të më dhunonte.

Nuk vdiqa duke më keqtrajtuar, por e di se kur i hapa sytë e kisha tërë trupin gjak, nëna këtë herë ishte pranë meje duke qajtur, më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njëra pas tjetrës.

Një grua u afrua pranë meje dhe po përpiqej që të më vishte diçka. Nuk e kuptoja pse s’isha e mërzitur që isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë. Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di së më mundonin vetëm dhimbjet e barkut dhe turpi dhe e ndjeja se isha aq e ndotur nga dhunimi që më bënë serbët.

Dikush më dha pak ujë, u ula dhe u vesha e tëra dhe më nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupa të vdekur gjithëandej dhe nuk e kuptoja pse kaq shumë e doja vdekjen, kisha më shumë dëshirë të vdisja se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afer meje dhe qante, asnjë fjalë nuk foli këtë herë.

Një grua mu afrua dhe më tha t’ia lidhja gishtat të birit 6 vjeçar që ia kishin këputur serbët gishtrinjtë. U afrova, por duar nuk më bënin punë, mezi ia lidha me një copë këmish që nëna ia kishte gjetur diku. Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm në atë malë që t’ia ulim temperaturën ishte një aspirin dhe një gotë ujë.

Pasi e piu më tha “gabova që e piva atë ilaç ndoshta do ti gjindej dikujt, mua më plasi zemra dhe s’më duhet më asgjë”, pastaj më tha “unë po vdes, dhe po vdes me shumë zemër të plasur për ty se sa për vëllain dhe kunaten tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh gjatë, tregoj të gjitha asgjë mos mbaj të fshehur”.

Pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur”,përfundon rrëfimin vajza e malëve të Qyqvicës. InfoPress

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...