Published On: 6 Korrik, 2017

Rrëfehet nëna e nuses: Elda do helmonte vjehrrin pas abuzimit seksual. Ja e vërteta

Duke përsëritur vazhdimisht se ngjarja e ka tronditur dhe prej disa ditësh është sëmurur nga kjo histori dhe se si është përcjellë ajo në media, Fluturie Tanushi kërkon drejtësi. Në të kundërt, ajo paralajmëron që do të bëjë vetëgjyqësi, për të çuar në vend nderin e vajzës së saj. “Nëse drejtësia nuk jep fjalën e vet për atë që i ka bërë vjehrri vajzës sime, unë do ta djeg me benzinë”, shprehet ajo me një ton të ashpër.

Nëna e nuses:
Fluturie Tanushi tregon se vajza e saj e ka kryer krimin nën presion dhe në gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e abuzimit të vazhdueshëm që kishte nga vjehrri i saj.

“Vajza e ka pranuar atë që ka bërë. Ka pasur një hall shumë të madh që e bëri atë veprim. Por ka thënë se helmin nuk e kishte për vjehrrën, por për atë palaçon, vjehrrin, që ka abuzuar me vajzën time. Policia i ka provuar të gjitha ato që ka deklaruar vajza ime dhe të gjitha kanë dalë të vërteta”, shprehet nëna e 19-vjeçares.

Më tej, ajo thotë se nuk ka asgjë me pjesëtarët e familjes së dhëndrit, përveç vjehrrit, Eduart Stafës. “Ai i ka bërë presion vajzës që të mos fliste. Herën e fundit që e kam parë vajzën, ka qenë bashkë me vjehrrin te shtëpia që kemi pasur ne në fshat, sepse kishim një varrim, me vdiq nusja e vëllait. Ai i është afruar në fytyrë dhe nuk e di çfarë i ka thënë, por i ka bërë presion. E kanë parë fëmijët dhe më kanë thënë”, tregon nëna e Eldës.

Më tej sqaron se tashmë po pret vajzën që t’ia sjellë Policia në shtëpi, duke nënkuptuar që nuk do ta lejojë më të bijën që të shkojë në shtëpinë e të shoqit, por do ta marrë në shtëpinë e saj.
“Unë kam 6 fëmijë. Eldën e kam të madhen. E kam si motër, si shoqe, jo vetëm vajzë”, tregon ajo, duke theksuar se sa e ka tronditur trillimi i krushqve. Histori që sipas saj është sajuar nga vjehrri, për të fshehur të vërtetën, atë që ai vetë i kishte bërë nuses së djalit. Madje, sipas saj, është më i rëndë krimi që kanë bërë familja Stafa, kryesisht vjehrri i vajzës, sesa veprimi i të bijës që hodhi ilaç mizash në një gotë me kos. Veprim, që ajo këmbëngul se e bëri nga rrethanat e vështira që ndodhej. Ndërsa deklaratat e prindërve të dhëndrit të saj, të gjitha çfarë ata kanë thënë në media, janë shumë herë më të rënda sesa krimi i vajzës, pasi janë të gjitha të stisura për të dëmtuar një 19- vjeçare e familjen e saj.

Burimi: Panorama

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...