Published On: 18 Gusht, 2017

Rrëfehet ish-ushtari i UÇK’së që u lirua nga burgjet serbe ku u mbajt 13 vjet (Video)

Pas 13 vjetësh, Anton Lekaj ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgjet e Serbisë.

‘Pinço’, ashtu siç e njohin të gjithë, ditën e parë në liri, e ka vizituar varrin e babait dhe të shokëve të tij të luftës.

E, shokë dhe miq të tjerë të familjes, i kishin ardhur në vizitë.

Anton Lekaj ka treguar se ishin shumë të vështira vitet e kaluara në burgjet e Serbisë.

I akuzuari për krime lufte ndaj popullatës civile nga Gjykata e Qarkut në Beograd, ka thënë se këto akuza kanë qenë të pabaza dhe të orkestruara nga Serbia.

‘Pinço’ ka thënë se nuk ka pasur përkrahje fare nga shteti i Kosovës, derisa e ka akuzuar direkt kryeministrin për mos punë, sa u përket akuzave të Serbisë për ish-ushtarët e UÇK’së.

Lekaj nga Gjakova në vitin 2005 u dënua më 13 vjet burgim për krime lufte, të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO’s.

Ai ishte arrestuar më 17 gusht të 2004 në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi, për t’iu dhënë dënimi një vit pas.

 
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...