Published On: 30 Maj, 2017

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit të Leposaviqit, Jabllanoviqit

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës për Punë Sociale, ku ndodhet zyra e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe zyra e Partisë së serbëve të Kosovës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 22:00 në Leposaviq, ku nga një makinë në lëvizje janë shtënë nga arma automatike mbi 20 plumba në dritaret e këtyre zyreve.Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa sulmit qëndron grupi kriminal i udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Kryetari Jabllanoviq shfrytëzon këtë zyrë brenda ndërtesës për Punë Sociale që nga viti 2015, për shkak të punimeve që po zhvillohen në renovimin e komunës në këtë qytet.Ndryshe, Jabllanoviq ishte penguar para disa ditësh nga disa persona që të hyjë në zyrën e tij brenda kësaj ndërtese, me arsyetimin se ka uzurpuar këto hapësira dhe po i pengon punëtorët këtu.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...