Published On: 13 Gusht, 2017

Rrahje me grushte dhe thika në Tetovë, një i ri i lënduar rëndë

  • Natën e kaluar, rreth gjysmë pas mesnate, në rrugën “Prohor Pçinjski” në Tetovë ka ndodhur një rrahje ndërmjet F.B. (26) dhe një 14-vjeçari nga njëra anë dhe S.I. (22) dhe vëllait të tij E.I. (28) nga ana tjetër, të cilët janë rrahur me grushte, ndërsa janë përdorur edhe një thikë dhe shkopinj druri, transmeton Gazeta Express.

Siç raporton MPB, lëndime kanë marrë të gjithë të përfshirët në rrahje, ndërsa E.I. është ndaluar në Spitalin e  Tetovës me lëndime në krahun e majtë, pjesën e majtë të barkut dhe në këmbën e majtë. Mjekët kanë thënë se ai nuk është në rrezik jete.

Të gjithë pjesëmarrësit në rrahje janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihen e kallëzimet përkatëse, thuhet në njoftimin e MPB-së./Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...