Published On: 17 Qershor, 2017
Bota |

Rrahje masive mes arabëve në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit (VIDEO)

Eskalon situata në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit, ku merrnin pjesë zyrtarë politik nga Arabia Saudite, Vendet e Gjirit, dhe Katarit. Ata u përfshinë në përleshje masive ndërmjet vete gjatë punimeve në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit.

Në video-xhirimin, të cilin në Twitter e ka publikuar politikani irakian Valid al Azavi shihet se si rrihen  mes njëri-tjetrit disa magnatë arabë, transmeton “Islam news”. Magnatët saudit të naftës nisën të fyejnë kolegët e tyre nga Katarit, të cilët në fund humbën durimin dhe iu kthyen kundërshtarëve  me grushte. Ndryshe disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, kanë ndërprerë  në qershor marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se po mbështes së terrorizmit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...